• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjidhja e krizës politike/ Pandeli Majko bëhet Kryeministër në vend të Edi Ramës?

27/02/2019
Zgjidhja e krizës politike/ Pandeli Majko bëhet Kryeministër në vend të Edi Ramës?

Sa herë ka kriza të forta politike, kur në pushtet është e majta, dhe pushteti i kryeministrit vihet në rrezik, gjithnjë prozhektorët drejtohen nga Pandeli Majko. Ai është nga ata socialistë me kuota të larta në publik, dhe i pranueshëm edhe nga kundërshtari. Dy herë kryeministër, Majko nuk është lidhur drejtpërdrejt me ndonjë aferë kur ka qeverisur, dhe emri i tij nuk është përmendur në skandale. I përkorë, pa protagonizëm, por prezent kur duhet.

Dhe në krizën e fortë të 2017, ai u pa duke pirë një kafe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, në Rogner. Dhe ja këto ditë, sërish flitet shumë për Pandeli Majkon. Sot në një intervistë në Top Talk, në T.CH, ai ka lënë disa mesazhe me dy kuptime. Të forta, por cdokush, sa mund ta marrë që I adresohen Bashës, aq mund ta kuptojë që janë sinjale për Ramën. Edhe pse është anëtar i qeverisë, pra formalisht vartës i Kryeministrit, Majko ka folur si të jetë mbi palët. Dhe nëse merr në konsideratë faktin se ai është ministër, mendja ta do që shigjetat që ka hedhur sot, janë më shumë për Ramën, përndryshe normalisht ai duhej të ishte drejtpërdrejt i qartë se e ka me Bashën. Ja si është shprehur në dy momentet më të forta të intervistës, i pyetur për krizën.

“Në fund fare, dikush do të humbasë, por ndonjëherë në politikë humb duke fituar, dhe fiton duke humbur”, thotë Majko, i cili ka theksuar që në krye nevojën për uljen në tryezë të shefit të mazhorancës me shefin e opozitës. Humb duke fituar, ngjan si fitorja e Ramës në zgjedhjet e fundit, por që tashmë ka dalë jo legjitime, e ndotur dhe e damkosur nga faktet që ka zbuluar drejtësia ku grupe kriminale janë përfshirë direkt në fushatën e blerjes dhe manipulimit të votës në interes të qeverisë. Kjo është të humbësh, duke fituar.

Po ashtu, fiton duke humbur, ngjan se më shumë i adresohet Ramës, sepse ideja të con që, fiton më shumë nëse për të shtensionuar situatën dhe për të gjetur zgjidhje për krizën, pranon të humbësh, në këtë rast, karriken, privilegjet dhe interest. Qoftë dhe përkohësisht, për hir të vendit, që Shqipëria të shkojë më në fund në një palë zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme.

Po ajo cka mesazhin e Majkos e bën jo vetëm dykuptimësh, por qartazi një thirrje për Ramën, është cka vjen më pas.

“Mendoj që jemi klasë politike që po mbyll ciklin e vet dhe është e sigurtë që në zgjedhjet që vijnë, dikush do të lërë jo vetëm karrigen e politikës. Prandaj është ky polarizim në këtë moment”. Me klasë politike që po mbyll ciklin, si pjesë e një tranzicioni të gjatë, kuptohet më së pari Edi Rama. Më shumë se Lulzim Basha, është pikërisht shefi i qeverisë në fund të një cikli, pasi ai gjendet në pushtet prej vitit 98, si ministër, si kryetar bashkie, si shef opozite e sot në krye të ekzekutivit, prej 6 vitesh. Ky mund të konsiderohet cikël. I Bashës ende nuk është mbyllur, pasi supozohet se deri tani ai ka bërë gjysmën e ciklit, dhe i mbetet që të provojë alternativën e tij si kryeministër, se cfarë do të jetë i zoti të bëjë. Basha po ashtu, ngjashëm me Ramën, ka qënë në shumë poste, ministër e kryetar bashkie, por që të quhet mbyllje e ciklit, duhej të ishte provuar në krye të qeverisë. Ky moment i Majkos, duket se shkon tërësisht për shefin e tij. Ministri për diasporën, me gjithë kujdesin që ka bërë, ngjan se në një moment, retorika i ka rrëshqitur duke treguar ndoshta një dëshirë të pashprehur, që është largimi i Ramës, gjë që gjendet në jo pak koka socialistësh, po që nuk kanë kurajon ta thonë./Mapo

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al