• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile

27/06/2025
Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile

“Godina përballë parlamentit, ngjitur me Komunitetin Mysliman, do të jetë shtëpia e re e Gjykatës së Përgjithshme të Apelit. Jo shumë larg godinës ekzistuese, në mars, Qeveria i kaloi në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor ambientet e drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj pasi KLGJ kishte hapur një thirrje dhe kërkonte godinë me qira për Apelin e vetëm”, raporton gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi.
E parë si një zgjidhje e përkohshme, pas restaurimit, në këtë godinë do të vendoset Dhoma Civile e Gjykatës së Përgjithshme të Apelit dhe aty do të zhvillohet çdo gjyq me karakter civil.
Me shkrirjen e 13 apeleve në 1 shkurt të 2023 në një të vetëm atë të Tiranës, godina ekzituese nuk kishte kapacitetet për të akomoduar trupën e gjyqtarëve dhe stafin administrativ duke u kthyer në një problem.
Edhe pse aktualisht në Shkallën e Dytë ushtrojnë detyrën 26 gjyqtarë, organika e plotë e Apelit të vetëm parashikon një numër total prej 78 gjyqtarësh, si dhe 32 ndihmës ligjor.
Në Gjykatën e Përgjithshme të Apelit problem nuk janë vetëm ambientet për akomodimin e gjyqtarëve dhe punonjësve, por edhe ato për sistemimin e dosjeve.
Ajo po përballet prej vitesh me një stok të madh dosjesh, që në 2024 u përmbyll me 41,700 çështje të prapambetura.
Teksa godina e re shihet si një hap drejt lehtësimit të ngarkesës, ajo nuk është një zgjidhje përfundimtare.
Reforma në drejtësi ka ngritur nevojën për ambiente, për burime njerëzore dhe digjitalizim.
Deri në përmbushjen e tyre, sistemi do të vazhdojë të ecë në kushte të përkohshme.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al