• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zidane, trajneri më i suksesshëm në historinë e Realit: një titull në çdo 23 ndeshje të luajtura

27/05/2021
Zidane, trajneri më i suksesshëm në historinë e Realit: një titull në çdo 23 ndeshje të luajtura

Me largimin e Zinedine Zidane, Real Madridi humbet trajnerin më të suksesshëm në historinë e tij. Ai nuk është trajneri që ka fituar më shumë tituj, është i dyti, por raporti i tij me trofetë e fituar në ndeshjet e luajtura nuk pranon krahasimin me asnjë tjetër. Me 11 tituj, Zidane është trajneri i dytë me më shumë tituj në historinë e klubit. Vetëm Miguel Muñoz e tejkalon atë, i cili fitoi 14, por në 605 ndeshje. ‘Zizou’ ka ngritur 11 tituj në 342 ndeshje më pak.

Me 263 ndeshje në stol, Zidane është gjithashtu trajneri i dytë me më shumë ndeshje në historinë e klubit dhe numri i tij mesatar i fitoreve për ndeshje është spektakolar: çdo 23 ndeshje një titull, një shifër që e bën atë më të mirën në historinë e “Los Blancos”. Zidane i shkatërron të gjithë, edhe mite si Muñoz, Del Bosque ose Leo Beenhakker.

Nëse diçka e ka karakterizuar Zidane gjatë kohës së tij në Madrid, ajo ka qenë fitorja. Nga 263 ndeshjet e tij, francezi ka humbur vetëm 36. Rekordi i tij është thjesht spektakolar, me 174 fitore dhe 53 barazime. Kjo do të thotë se me ‘Zizou’, të bardhët kanë fituar 66% të ndeshjeve të luajtura. Mesatarja e tij ra, kur pranoi ta drejtonte ekipin për herë të dytë, në një pjesë të fundit të sezonit 2018-2019, në të cilin Real Madridi ishte në rënie të lirë. Por, sapo u ul përsëri në stol, rregullsia e suksesit u kthye. Në fakt, pavarësisht se nuk ka fituar asnjë titull këtë sezon, Real Madridi e ka mbyllur me 18 ndeshje të La Liga-s radhazi pa humbur, pothuajse një fazë e plotë, çka i lejoi atij të luftonte për titullin deri ditën e fundit.
Zidane do të mbahet mend gjithmonë për tre Champions-it radhazi që fitoi, por të dhënat e tij dhe mesatarja e fitoreve i japin vlerë punës së tij të përditshme. Zidane gjithmonë i ka dhënë përparësi La Liga-s, e cila është gara e rregullsisë. Në katër sezonet e tij të plota dhe dy fazat e fundit, francezi fitoi dy tituj në La Liga dhe luf toi për dy të tjerë deri në ndeshjen e fundit.

“Gjembi në mish” i tij i vetëm është “Copa del Rey”, një turne që nuk e fitoi as si lojtar dhe as si trajner, në secilën fazë. Këtë sezon u mund nga Alcoyano, në një nga momentet më të vështira si trajner i Real Madridit.

Related Posts

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24
Sport

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24
Sport

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen
Sport

NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen

09/11/2026
Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti
Sport

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026
Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

09/11/2026
Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

4 gola për 1 pikë, United e bën dramë ndaj Aston Villa-s, por Carrick beson ende: Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO)

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al