Brenda dhe jashtë Kuvendit janë regjistruar trazira. Ndërsa në sallën e seancave plenare ndizen flakadanë nga opozita, jashtë Kuvendit raportohet se ka marrë flakë fibra nga ku merret sinjali për transmetimin e seancës plenare.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin jashtë Kuvendit. Ndërkohë mazhoranca vijon me votimin e pikave të rendit të ditës.









