Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e së enjtes në tokat bujqësore në Lazarat. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse, të cilat janë duke punuar për lokalizimin e flakëve që të mos përhapet më tej. Ndërkohë, policia po punon për zbulimin e personit që mund të ketë ndezur zjarrin, i cili dyshohet të jetë pronari i një parcele toke në atë zonë. Zona e Gjirokastrës ka qenë një nga më të goditurat nga zjarri gjatë verës, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë të mëdha.









