• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarret, 5 vatra ende aktive

12/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 5 vatra janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes raporton se këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Rrogozhinë, Tiranë, Kamëz, Dimal, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Librazhd, Belsh, Lezhë, Kurbin, Roskovec, Pogradec e Korçë.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Qarku Dibër:

Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Në terren gjatë ditës së djeshme janë angazhuar 8 efektivë të MZSH Bulqizë, 6 forca të Shërbimit Pyjor, 4 forca bashkiake dhe 4 forca vullnetare. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 19 ha. Sot në operacion janë angazhuar 4 forca të njësisë që të mbajnë nën kontroll situatën për të mos e lënë këtë vatër të përparojë deri në shuarjen e plotë.

Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e djeshme zajrri ka qenë aktiv me shtrirje të madhe gjatësore, por i zhvilluar vetëm nga ana e fshatit Gurë Lurë. Për shuarjen e tij u angazhuan angazhuar 1 automjet zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH Dibër dhe 16 forca të AdZM, 4 forca bashkiake, 10 forca vullnetare dhe 30 forca nga FA. Si pasojë është përshkuar njësipërfaqe rreth 30 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e vatrës së zjarrit të ndihmuar edhe nga 30 forca nga FA.

Qarku Tiranë:

Ka vijuar puna për fikjen e zjarrit të rënë në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, në një sipërfaqe me dushqe. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Rrogozhinë me 1 automjet zjarrfikës me 17 efektivë, 1 helikopter i FA, 20 forca bashkiake, 10 forca vullnetare, të cilët punuan për tij deri në orët e vona por pa mundur ta shuajnë plotësisht. Gjatë ditës së djeshme zjarri ka marr përmasa akoma dhe më të mëdha duke u përhapur në fshatrat Hemenraj, Murroj, Çek, Memollaj dhe Berdajt. Gjithashtu në fshatin Hemenaj u rrezikuan banesat të cilat ndodhen pranë zjarrit. Si pasojë u përshkua një sipërfaqe rreth 20 ha. Natën e mbrëmshme situata u monitorua nga 10 efektivë zjarrfikëse. Ditën e sotme forcat operacionale po vazhdojnë në terren për fikjen përfundimtare. Vatra e zjarrit është nën kontroll.

Qarku Elbasan:

Në vendin e quajtur “Mal Plak”, njësia Administrative Polis, bashkia Librazhd ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Sot po vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me: 1 automjet zjarrfikëse dhe 8 efektivë, inspektorë të pyjeve si edhe 10 forca vullnetare. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Në fshatin Udenisht, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec, ka një riaktivizim të vatrës së zjarrit të rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe dhe shkurre. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Pogradec dhe forca të AdZM, cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe dhe 20 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 38 automjete zjarrfikëse dhe 459 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 90 efektivë dhe 3 helikopterë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, nivel rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera. Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), Kukës (Jugperëndim), dhe Korçë (Veri).

“I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë. Në këtë situatë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.

Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina dhe shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Edhe pakujdesia më e vogël mund të ketë pasoja të rënda për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve.

Në rast zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Vetëm me kujdesin dhe bashkëpunimin e të gjithëve mund të parandalohet përhapja e zjarreve dhe të mbrojmë natyrën dhe komunitetet tona”, njofton ministria.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al