• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarrvënie e qëllimshme, dy të arrestuar në Finiq (Emrat)

06/07/2025
Zjarrvënie e qëllimshme, dy të arrestuar në Finiq (Emrat)

Dy persona të identifikuar si Pranvera Gkergkis, 55 vjeçe, banuese në Sarandë dhe Idajet Roshi, 53 vjeç, janë arrestuar në flagrancë në Finiq.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë ndezur me qëllim një vatër zjarri në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.

Njoftimi i Policisë:

Finiq, Sarandë

Ndezën zjarr në një sipërfaqe toke në Finiq dhe si pasojë u dogjën rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq.

Këta shtetas, më datë 05.07.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që të mos kryejnë zjarrvënie për asnjë qëllim, pasi përbëjnë rrezik për jetën, pronën dhe mjedisin, dhe ndëshkohen sipas ligjit. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al