Bashkia Gjirokastër vijon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë dhe pensionistët që jetojnë të vetmuar. Për t’u mbrojtur nga Covid-19 të moshuarit e kanë kategorikisht të ndaluar të dalin nga banesa. Qeveria u ka kërkuar bashkive që t’i furnizojnë me ushqime dhe medikamente në shtëpitë e tyre. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka postuar së fundi një tjetër video nga shpërndarja e ndihmave. Shihni pamjet.
©argjiroja.net