Aidon Shehu ka ndryshuar ekip në Greqi. Panathinaikos vendosi ta huazojë te grekët e Pyrgos që janë pjesë e Superligës 2.
Ylli i Shqipërisë U-21 u ble për 1 milion euro nga Panathinaikos dhe jo 3 milionë euro siç u raportua fillimisht. Investimi u bë në merkaton e verës duke blerë kartonin nga Hull Siti.
Për 19-vjeçarin nis një eksperiencë e re, ndërsa te Panathinaikos nuk pati asnjë hapësirë as në stol gjatë kësaj kohe. Gjigantët e Greqisë po i japin kështu mundësinë e përshtatjes.
Pyrgos u ngjit në Superligën 2 përmes suksesit të sezonit të kaluar. Dhe huazimi i Shehut u arrit në fundin e merkatos.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








