• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ZYRTARE/ “Tym i bardhë”, Kane-Bayern vjen rinovimi, kontratë e re deri në 2029 – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
ZYRTARE/ “Tym i bardhë”, Kane-Bayern vjen rinovimi, kontratë e re deri në 2029 – Balkanweb.com – News24

Ishte çështje ditësh, por tashmë është zyrtare: “Harry Kane hedh firmën mbi kontratë duke zgjatur bashkëpunimin e tij me Bayern Munich deri më 30 qershor 2029”. Prej kohësh palët, Bayern dhe Harry Kane, kishin nisur negociatat për rinovimin e kontratës, por vetëm këtë të enjte doli “tymi i bardhë”, me gjigandët gjerman që njoftuan zgjatjen e bashkëpunimit me “bomberin” anglez. Ky rinovim vjen pikërisht në një moment shumë të rëndësishëm në aspektin personal për Harry Kane, fitues i freskët i “Topit të Artë”.

Kapiteni i “Tre Luanëve” u shfaq i lumtur për këtë kontratë të re, me shumë gjasa e fundit në nivele kaq të larta: “E dua këtë klub, tifozët dhe qytetin, ndihem si në shtëpinë time te FC Bayern. Kemi një ekip fantastik, një trajner të shkëlqyer si Vincent Kompany. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi. E gjitha familja ime është e lumtur këtu. Doja shumë të qëndroja, tani po pres me padurim të ardhmen dhe të fitoj sa më shumë trofe të mundshëm me këtë klub të madh”, u shpreh Harry Kane në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

Pa diskutim, i lumtur për rinovimin e kontratës me Harry Kane u shfaq edhe presidenti i klubit, Herbert Hainer: “Harry Kane ka fituar zemrat e tifozëve si një nga figurat më të mëdha të sportit në kohën tonë, komplimente stafit drejtues. Ky është një moment i veçantë për FC Bayern”, u shpreh Hainer.

I kënaqur për këtë marrëveshje të re u shfaq edhe Max Eberl, Drejtori Sportiv i Bayern: “Kjo zgjatje kontrate ishte thelbësore pasi na ofron siguri në planifikimin e së ardhmes. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur pasi Harry Kane është një figurë kryesore e klubit”, theksoi ndër të tjera drejtori i Bayern. Më në fund, pas shumë negociatash që zgjasin prej muajsh, Kane-Bayern mbyllet me fund të lumtur.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Një lajm i mirë për Tiranën, por Klafuriç humb dy titullarë për duelin ndaj pretendentëve
Sport

Tirana “peshkon” Laçin, ja dy rastet e Kupës me një kundërshtar problematik

18/11/2026
Hysaj, një okazion në Itali, Ascoli tenton të josh kapitenin kuqezi – Balkanweb.com – News24
Sport

Hysaj i bashkohet sërish Vllaznisë, pasi udhëhoqi Kombëtaren nuk ka kohë për të humbur

18/11/2026
Hysaj, një okazion në Itali, Ascoli tenton të josh kapitenin kuqezi – Balkanweb.com – News24
Sport

Hysaj i bashkohet sërish Vllaznisë, pasi udhëhoqi Kombëtaren nuk ka kohë për të humbur – Balkanweb.com – News24

18/11/2026
Ultrasit u larguan nga stadiumi për shkak të protestave, Partizani merr vendimin pas rikthimit në Tiranë
Sport

Ultrasit u larguan nga stadiumi për shkak të protestave, Partizani merr vendimin pas rikthimit në Tiranë

18/11/2026
Shqipëria merr lajmin më të rëndësishëm, i shtrohet rruga drejt Europianit me ndryshimin e fundit – Balkanweb.com – News24
Sport

Rruga drejt Europianit! Shqipëria merr lajmin më të mirë, luan pa presionin e jashtëzakonshëm në grup

18/11/2026
Triumfi në Nations League jep efekte, Shqipëria fiton një pozicion në renditjen e FIFA-s, zbret Kosova – Balkanweb.com – News24
Sport

Triumfi në Nations League jep efekte, Shqipëria fiton një pozicion në renditjen e FIFA-s, zbret Kosova – Balkanweb.com – News24

18/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne

Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne

18/11/2026
Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

18/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al