• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10 huqet e ndyra të shqiptarëve

02/03/2017
10 huqet e ndyra të shqiptarëve

Nga Bledi Mane

-Kanë një shprehje interesante tironcit e vjetër: Vesi del me shpirtin. Për veset e lindura edhe shkenca ngre duart lart por sot flasim për veset e mësuara, të imponuara apo të kopjuara. Si racë e rrahur nga dimër i ashpër dhe diell përvëlues, me jastëk malin dhe legen me ujë të kripur detin, duket se përvetësojmë në mënyrë të pavullnetshme disa zakone të pështira prej të cilave nuk ndahemi kollaj. Një shtëtitje nëpër rrugët rurale apo urbane, nëpër fshatrat apo qytetet tona nuk përbën asnjë dallim. Femra dhe meshkuj të veshur ndryshe, të qethur ndryshe, më këmbë apo me makinë, të kamur apo të skamur që sillen dhe reagojnë njësoj pavarësisht statuseve të tyre civile. Para jush nje e nga një huqet më të ndyra e më të spikatuar që formojnë identitetin tonë sharlatan:

1-Femrat që shkojnë dyshe ose treshe në banjë.

Ndjehen më të sigurta, furça njera-tjetrës dhe pa dyshim me brekë nëpër këmbë pak thashetheme të shpejta.

2-Shkundja e cigareve në filxhanin e kafesë.

Mirë që rrimë gjithë ditën në kafe duke marrë në gojë gjithë dynjanë por as higjenë dhe estetikë personale nuk tregojmë. Pasi mbarojmë së rrufituri kafenë vazhdojmë shkundim hirin dhe fikim cigaren në filxhanin ku para 3 minutash puqnim buzët dhe po në atë filxhan nesër unë ose ti do pimë sërish kafen e rradhës.

3-Shfryrja e qurrave dhe gëlbazat e hedhura vend e pa vend.

Je duke ecur me gruan ose me shokët në rrugë? Shkëputupak me lezet, bëj një hap djathtas, me dorën e djathtë blloko vrimën e majtë të hundës, merr frymë thellë dhe shkëpute. Qurret me shpejtësi skëterrë lëshohen direkt mbi trotuar ose ngjiten te shtylla neone. Më pas edhe një nxjerrje gëlbazash dhe sekrecionesh, fërkim duarsh në vend të pastrimit dhe vazhdo ec pa më të voglin siklet.

4-Kruajtja e koqeveve në publik.

A mund të jesh burrë tipik shqiptar nëse nuk kruan koqet në publik? Duhet pak superioritet dhe vitalitet. Ça jemi ne, pjeshka?

5-Takat e larta buzë detit.

Këto torrollaket tona mirë që hapen bythësh gjithë vitin në Bllok por edhe kur shkon për pushimet e verës në Jal ose Dhërmi shikon të njëjtat fytyra por kësaj here me një ndryshim. Të zhveshura me rroba banje por pa hequr scarpinat, takat e larta me shkëlqim duke shitur pordhë para laçianëve buzë detit të Jugut.

6-Dhjerja me emergjencë

Studimet e fundit tregojnë se shumica e shqiptarëve dhjesin shpejt, bëjnë dush shpejt dhe ngasin makinën shpejt. Të duket sikur axhenda e tyre është super e ngjeshur por në të vërtetë shpejtësia e tyre nuk i çon asgjëkundi. 2 minuta dhjerje, 3 minuta dush, 4 minuta vozitje me makinë, 81 minuta në kafe.

7-Kolektivitet bastexhinjsh

Djem e burra që zgjohen e ngrysen me kofiçentë rezultatesh në kokë.Emocione dhe ndjesi të tjetërsuara. Abandonim të familjes dhe shoqërisë. Para të shpenzuara për bllofet e ndyra dhe në fund katandisje halabakëria pa askënd pranë.

8-Zagarë të politikës

Çdo ditë shajmë e mallkojmë politikën dhe aktorët e saj. Anatemojmë liderë e parti. Urrejtje patetike dhe neveritje por…dhe vjen dita e zgjedhjeve. Ne sharësit mbajmë të parët rradhën për të votuar të sharët.

9-Vetëm sumqimat lidhin rripin e sigurimit

Dukesh si legen me atë rrip. Pse e vë, apo të të shajnë? Pse e lidh apo të shesësh pordhë…

Vdiq, vdiq në një aksident në autostradë. Ekspertët thanë nëse do kishte lidhur rripin e sigurimit do kishte shpëtuar.

10-Meshkuj llapaqenë

Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë shteti ose punë private, bërje pazari, kujdes për fëmijët, gatim, punët e shtëpisë dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Dhe kur shtrihen në darkë në krevat, as puthje e as seks me gratë e tyre. Janë të mërzitur se Ronaldo humbi penalltinë. Hipokrizi me 5 yje kjo e jona!

/Fb.com/Bledi Mane

Related Posts

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025
Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës
Blog

Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës

18/05/2025
Dhuna ndaj medias, ADN-ja e pandryshuar e PD-së së Sali Berishës
Blog

Dhuna ndaj medias, ADN-ja e pandryshuar e PD-së së Sali Berishës

18/05/2025
Kjo është një ditë e bukur
Blog

Kjo është një ditë e bukur

16/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri i saj (Emri)

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau ish-gruan në Itali: Kam shpëtuar fëmijët e mi!

15/06/2025
Makina merr flakë në ecje në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë makina në aksin Levan-Tepelenë, shpëton çifti me dy fëmijët e vegjël

15/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al