• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“10 vjet nga EURO 2016”, një dokumentar që rikthen ëndrrën kuqezi

11/06/2026
“10 vjet nga EURO 2016”, një dokumentar që rikthen ëndrrën kuqezi

11 qershori është një nga ditët më të rëndësishme për futbollin shqiptar, për shkak se në këtë datë është regjistruar një nga momentet më kulminante, si pjesëmarrja historike në finalet e një kampionati europian.

Dhjetë vjet pas pjesëmarrjes historike, FSHF TV sjell një dokumentar me rrëfimet dhe emocionet e brezit që shkroi faqen më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Në përvjetorin e parë dyshifror të Euro 2016, projekti rikthen pas në kohë rrugëtimin e Kombëtares drejt Francës, nga momentet më të vështira e deri te suksesi që bashkoi shqiptarët kudo në botë, me kujtimet e një vere që mbetet e paharrueshme

Dokumentari përfshin dëshmi ekskluzive nga protagonistët kryesorë të asaj aventure historike. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndalet te sfidat që shoqëruan rrugëtimin drejt kualifikimit të parë në një turne madhor, por edhe te rëndësia dhe impakti që pati kalimi në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental. Trajneri i asaj kohe, Gianni De Biasi, rrëfen filozofinë që ndërtoi një skuadër konkurruese dhe të bashkuar, ndërsa zbulon edhe disa prej momenteve më të vështira që e shoqëruan në atë periudhë, që nga zgjedhja për të lënë jashtë skuadrës katër lojtarë, lënia e kapitenit Lorik Cana në stol ndaj Rumanisë e deri te konflikti që pati me Shkëlzen Gashin dhe Taulant Xhakën pas ndeshjes me Zvicrën.

Një vend të veçantë zënë edhe kujtimet e ish-kapitenit Lorik Cana, simbol i atij ekipi dhe një nga figurat më të dashura për tifozët kuqezi, ndonëse rrugëtimi i tij në Euro 2016 nuk ishte ai që kishte ëndërruar. Përmes rrëfimeve të tij, por edhe të ish-lojtarëve Andi Lila dhe Taulant Xhaka, publiku do të ketë mundësinë të zbulojë prapaskenat, emocionet e dhomave të zhveshjes dhe sakrificat që shoqëruan atë rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Pjesë e dokumentarit është edhe Armando Sadiku, autori i golit të parë dhe të vetëm të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Francë 2016”. Goli ndaj Rumanisë, që i dha Kombëtares fitoren e parë në një Europian, rikthehet përmes kujtimeve të vetë sulmuesit, si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e sportit shqiptar. Në dokumentar flet gjithashtu edhe Elseid Hysaj, një nga protagonistët e atij ekipi, i cili ndan emocionet e përfaqësimit të vendit në skenën më të madhe kontinentale, teksa mori shiritin e kapitenit për herë të parë pikërisht në ndeshjen e 10 viteve më parë ndaj Zvicrës, ndonëse asokohe ishte vetëm 22 vjeç.

Publiku do të ketë mundësinë që të rikujtojë atmosferën që mbizotëronte mes tifozëve, entuziazmin e jashtëzakonshëm dhe ndikimin që ai kualifikim pati në rritjen e besimit te futbolli shqiptar.

Ky dokumentar nuk është vetëm një rikthim te rezultatet dhe ndeshjet e një dekade më parë, por një homazh për një brez që bëri histori dhe frymëzoi miliona shqiptarë. Dhjetë vjet më pas, Euro 2016 mbetet një nga kapitujt më krenarë të sportit tonë, ndërsa rrëfimet e protagonistëve rikujtojnë se disa ëndrra, kur besohen fort, mund të bëhen realitet.

 

“10 vjet nga Euro 2016” mund ta ndiqni në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike
Sport

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

24/09/2026
Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve
Sport

Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

24/09/2026
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa
Sport

Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Dinamos

24/09/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë
Sport

Vetëm 38 gola në radhët e Shqipërisë, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues në Ligën e Kombeve

24/09/2026
Nations League/ Zvicra pa Xhakën, kush luan në vend të tij
Sport

Nations League/ Zvicra pa Xhakën, kush luan në vend të tij

24/09/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

Rruga e duhur, Egnatia e Dedes e nis më fort se ekipi kampion i Edlir Tetovës – Balkanweb.com – News24

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

24/09/2026
Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al