• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe agjentëve të DEA-s ka çuar në arrestimin e gjashtë personave në Greqi, të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës.

Në qendër të operacionit është një ngarkesë prej rreth 100 kilogramësh kokainë, e cila dyshohet se ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të ardhur nga Kolumbia.

Gazetari Artur Bibe, në një lidhje direkte nga Athina për emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha në Top News, bëri me dije se fillimisht ishte raportuar për katër të arrestuar, por numri i të ndaluarve është gjashtë. Katër prej tyre janë konfirmuar si shtetas shqiptarë, ndërsa dy të tjerët dyshohet gjithashtu se janë shqiptarë.

Sipas Bibes, katër personat e arrestuar janë kapur në flagrancë dhe dyshohet se ishin pritësit e ngarkesës me drogë. Ndërkohë, dy persona të tjerë u gjetën në një banesë që ishte përshtatur edhe si magazinë për trëndafilat.

Hetuesit grekë dyshojnë se grupi mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë, të cilët ende nuk janë arrestuar.

“Me sa duket janë riaktivizuar linjat nga Kolumbia dhe nga Ekuadori drejt Greqisë”, tha gazetari Artur Bibe, duke iu referuar të dhënave të hetimit.

Ngarkesa kishte mbërritur në aeroportin e Athinës e kamufluar mes luleve. Sipas raportimit, importi i luleve nga vendet e Amerikës Latine është një aktivitet i zakonshëm në Greqi, çka mund të ketë shërbyer si mbulim për transportin e lëndës narkotike.

Operacioni është zhvilluar nga autoritetet greke në bashkëpunim me agjentët e DEA-s. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë pjesë e organizatës së dyshuar të trafikut.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al