• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

11 në pranga/ Paratë e droġës në Itali ngriheshin hotele në Shqipëri (EMRAT)

14/12/2022
11 në pranga/ Paratë e droġës në Itali ngriheshin hotele në Shqipëri (EMRAT)

Një operacion i gjerë antidroġë është zhvilluar nga policia italiane në orët e para të së martës. Ai u shtri në zonat e qyteteve Foligno, Spoleto, Terni, Rimini dhe Bolonja. Në pranga u vunë 13 persona nga të cilët 11 janë shqiptarë. Hetimet u kryen nga stafi i komisariatit të Perugias.

Të ndaluarit akuzohen për për trafik kokaine, posedim dhe tregtim droge, armëmbajtje dhe municion pa leje. Shqiptarët e vënë në pranga janë: Elton Hoxha (24 vjeç), Ervìn Hoxha (27), Festim Hoxha (26), Ardian Muça (24), Xhekson Novi (24), Durim Spanjolli (38), Santiljano Mitaj (23). Në arrest shtëpiak u la Zenel Huqi (25 vjeç), Franko Merxhani (23), Marius Nuri (29).

Prokurori i Perugias, Raffaele Cantone tha se 9 të arrestuar u lanë në burg, 4 në arrest shtëpie dhe 2 në detyrim paraqitje. Hetimet nisën në maj 2020. Ato u zhvilluan me shërbime të shumta në zonë, me përgjime dhe ndjekje. Grupi u mbajt nën vëzhgim me GPS, kamera vëzhgimi dhe përgjimet telefonike dhe mjedisore të automjeteve të përdorura nga të dyshuarit. Gjatë gjithë periudhës në të cilën u kryen hetimet, policia arrestoi në flagrancë 22 persona, sekuestroi rreth 9 kilogramë kokainë, 2 kilogramë heroinë, 2 pistoleta, 139 fishekë, 4 makina dhe rreth 13 mijë euro cash.

Hetimet

Prokurori thotë se janë identifikuar detyrat dhe rolet e secilit anëtar të grupit. U zbuluan mënyrat si ata e siguronin drogën dhe si më pas e shpërndanin. Grupi kishte vendosur së fundmi lidhje me kartele të huaja për të marrë kokainën . vetëm në 9 muaj besohet se kanë hedhur në treg 150 kg kokainë.

“Sapo mbërriti në Umbria, droga u përpunua nga njerëz të besuar. Ata bënë paketimin në doza. Shpërndarja me pakicë u trajtua më pas nga të ashtuquajturat ‘qeliza të trafikut të drogës’. Ato janë të vendosura në territore të ndryshme duke përfshirë Perugia, Foligno, Spoleto, Terni, Macerata, Rieti dhe Cattolica. Një nga këto qeliza operonte në pellgun e Ternit. Ajo u godit gjatë këtij operacioni. 11 persona u vunë në pranga. U sekuestrua 650 gram kokainë si dhe rreth 12 mijë euro” – tha prokurori.

Organizata mbështetej në burime të konsiderueshme ekonomike dhe bashkëpunëtorë të jashtëm. Kishte siguruar logjistikë dhe një bazë operacionale në zonat e Foligno dhe Spoleto. Në rast arrestimi, organizata u jepte shpërndarësve ndihmë ligjore. Pasi dilnin nga burgu ata paguheshin për shpenzimet dhe merrnin një shpërblim për besnikërinë e tyre.

Dyqane në Umbria dhe hotele në Shqipëri

Të ardhurat e paligjshme të këtij grupi vlerësohen në disa milionë euro. Sipas të njëjtave burime ato janë ri-investuar në aktivitete tregtare në Umbria. Një pjesë tjetër është investuar në Shqipëri me hotele dhe resorte të njohura në bregdet.

Gjatë kontrolleve në banesa u gjetën mbi 132 euro cash, 3 libreza ku ishin depozituar rreth 80 mijë euro, 21 telefona celularë, dy prej të cilëve janë të koduar. Në banesa kishte shënime të shkruara me dorë në lidhje me kontabilitetin e aktiviteteve. Nuk mungonin 3 ora të shtrenjta, 2 prej të cilave Rolex. 4 persona janë ende në kërkim nga autoritetet italiane.

Related Posts

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë
Kryesore

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

17/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al