• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

112 vjet Policia e Shtetit, ceremoni festive në Gjirokastër (VIDEO)

13/01/2025
112 vjet Policia e Shtetit, ceremoni festive në Gjirokastër (VIDEO)

Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ditën e sotme, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Altin MERIZAJ, organizoi një ceremoni zyrtare në ambientet e DVP-së.

Në ceremoni morën pjesë Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote, Drejtuesi i Prokurorisë Gjirokastër z. Petrit Çano, Kryetarja e Gjykatës Gjirokastër znj. Entela Selmanaj, Zëvëndësdrejtori i DVKM Gjirokastër Kryekomisar Fadil Veli, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Gjirokastër-Libohovë znj. Albana Hasanaj, familjarë të Dëshmorëve të Policisë, ish punonjës policie, të cilët kanë dal në pension, drejtues dhe efektivë të DVP Gjirokastër dhe të DVKM Gjirokastër si dhe gazetarë të mediave lokale.

Gjatë fjalës së tij, Drejtor i DVP Gjirokastër Drejtues Altin MERIZAJ shprehu mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit, elemente të cilat kanë qenë thelbësore për vendin, mirëqenien e qytetarëve dhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

Gjithashtu, drejtuesi i DVP Gjirokastër garantoi mbështetjen e tij absolute për punonjësit e Policisë së qarkut Gjirokastër, në çdo betejë kundër krimit. Gjatë ceremonisë, Drejtori i DVP Gjirokastër përcolli dhe mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me rastin e festës së Policisë.

Mesazhi i Drejtor Prodës, urimi dhe mbështetjeje, si dhe garanci se punonjësit e Policisë tashmë nuk janë vetëm në përballjet me krimin.

Më tej, gjatë ceremonisë zyrtare në qarkun Gjirokastër, u përkujtua vepra e Dëshmorëve të Policisë, si piedestal mbi të cilin ngrihet krenaria kombëtare dhe motivi për të bërë më shumë për qytetarët dhe rendin publik.

Gjithashtu, gjatë ceremonisë festive, punonjësve të policisë Komisar Afrim Roshi, N/Komisar Pandeli Golemi, N/Komisar Karafil Haruni, Inspektor Artan Hysesani si dhe tre ish-punonjësve të Policisë së DVP dhe të DVKM Gjirokastër të cilët janë në pension Mimoza Musta, Mufit Çeli dhe Agim Zylfo iu akorduan certifikata për shërbime të dalluara.

Related Posts

Reforma miratohet më 8 tetor, Berisha njofton protestë para Kuvendit
Kryesore

Reforma miratohet më 8 tetor, Berisha njofton protestë para Kuvendit

04/10/2026
Flet mikesha e saj: Monika Lubonja është më shumë se e gjunjëzuar
Kryesore

Flet mikesha e saj: Monika Lubonja është më shumë se e gjunjëzuar

03/10/2026
Gjirokastër, neutralizohet vatra e zjarrit në Karjan
Kryesore

Gjirokastër, neutralizohet vatra e zjarrit në Karjan

03/10/2026
Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
Kryesore

Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

03/10/2026
Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

04/10/2026
Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova

Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova

04/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al