Një “uragan” i vërtetë, shifra të denja për “Top të Artë”. Harry Kane nuk di të ndalet, vijon formën e tij fantastike edhe këtë sezon, duke konfirmuar se është një nga favoritët kryesor për të fituar trofeun më të rëndësishëm individual. Falë “dojetës” së tij të fundit kundër Republikës Çeke, Harry Kane shkoi në kuotën e 12 golave këtë sezon, me Bayern dhe Anglisë.
Harry Kane ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në 15 golave këtë fillim sezoni pasi CV së tij i shtohen edhe 3 assiste. Interesat është fakti që Kane e ka nisur me “marshin e 5” edhe këtë sezon, diçka që ndodh shpesh, mbi të gjitha pasi një Botërori dhe aq shumë ndeshjeve.
Impakti i tij në ekipin përfaqësues gjatë Nations League ka qenë i jashtëzakonshëm. Në 4 ndeshje me fanellën e “Tre Luanëve”, Kane ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 1 assist.
Këtij fillim sezoni fantastik, “bomberi” anglez i shton edhe 73 golat e shënuar një vit më parë, duke rezervuar prezencën e tij në podiumin e “Topit të Artë”, ku për momentin vetëm Lamine Yamal mund ta sfidojë, me yllin spanjoll që ka fituar trofe me peshë, përfshi këtu Botërorin “FIFA2026”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







