Për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Dropull ka reaguar edhe deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro.
“Dhimbje pa fund per vogelushen nga Derviciani qe mbeti viktime e fatkeqesise se nje ore te keqe! I bashkohem hidherimit te thelle te familjes dhe te komunitetit dropullit😥”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook.
12-vjecarja Krisanthi Ndrico u dogj në banesën e saj që u përfshi nga flakët. Ajo ndërroi jetë pak pasi u transportua në spitalin e Gjirokastrës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është një qiri me të cilin ndricohej ambienti. Energjia elektrike në Dropull mungonte prej më shumë se 20 orësh. ©argjiroja.net