• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

121 raste të reja me Covid në Shqipëri

23/09/2020
“Nami” me Covid në Shqipëri, 178 raste të reja, ndërrojnë jetë 4 persona

Rënie e lehtë e numrit të personave të prekur nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë 121 raste të reja pozitive me koronavirus. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona. Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID-19. Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARS COV 2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 një 70-vjeçar nga Tirana, 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike i përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm: Ruani distancimin social; Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca; Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atë respiratore; Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19.

“Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)

Testime totale 82.233

Raste pozitive 12787

Raste të shëruara 7139

Raste Aktive 5278

Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2616

Durrës 564

Shkodër 381

Lezhë 305

Elbasan 304

Korçë 249

Fier 244

Vlorë 193

Kukës 150

Berat 105

Dibër 86

Gjirokastër 81

Related Posts

Tjetër tërmet me magnitudë 4.2 godet Turqinë
Lajme

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

19/08/2026
Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej

19/08/2026
“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil
Kryesore

“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil

19/08/2026
Vrasja në Ksamil, Berisha: Turizmi në Sarandë nën kthetrat e krimit
Kryesore

Vrasja në Ksamil, Berisha: Turizmi në Sarandë nën kthetrat e krimit

19/08/2026
Po bënte rregullime, 67-vjeçari bie nga lartësia
Kryesore

Po bënte rregullime, 67-vjeçari bie nga lartësia

19/08/2026
Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA
Kryesore

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tjetër tërmet me magnitudë 4.2 godet Turqinë

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

19/08/2026
Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al