• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

15 vjet në UNESCO/ Organizohen aktivitete në Gjirokastër (VIDEO)

15/07/2020
15 vjet në UNESCO/ Organizohen aktivitete në Gjirokastër (VIDEO)

Gjirokastra është duke celebruar hyrjen e saj në UNESCO me një seri aktivitetesh, të cilat është dashur të respektojnë edhe rregullat për Covid-19.

“Do të vazhdojmë edhe sot të kemi muzikë në shesh, ambient festiv, paralelisht kemi edhe koncertin klasik dhe polifonik në kala”, u shpreh Loena Bakuli, shefe e turizmit.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve është ky panair artizanati dhe kulinarie, i cili vjen me oferta të reja këtë vit. Është si të thuash një vitrinë e produkteve jo vetëm për këtë vit por parashikon edhe trendin e produkteve për vitin e ardhshëm.

“Kam sjellë produkte të reja të makaronave tradicionale, ka gjalpin, perimet, vezët dhe finjën. Finja që është hiri i drurit unë e kam mbledhur e kam situr, e kam zier dhe e kam përdorur për ta bërë më të shkrifët produktin. Ndoshta është i vështirë si vit. por unë për vete kam punuar. Kam pasur porosi goxha, sidomos në Tiranë.”

“Kjo është traditë e gjithë jetës në Gjirokastër dhe është shumë e shijshme se shtypet në gur dhe lëshon yndyrën dhe ajo e bën kajmakun të mrekullueshëm.”

“Pandemia ka pasur dhe benefitet e saj, s’diskutohet. Qëndrimi në shtëpi dhe bashkë na ka bërë të jemi më kreativë. Ne kemi pasur mundësi të zgjerojmë gamën e produkteve tona sidomos ato medicinale përveç reçel e komposto. Mund të përdorim akacien si produkt të ri. Ajo është shumë e mirë për shndërrimin e gjendjes acide të trupit në alkaline.”

“Përveç shitjeve që bëja tek ata që vinin në dyqanin tim në Përmet , tani kam filluar edhe shitjen nëpërmjet internetit. Kjo është një gjë e re për mua. Ka funksionuar sepse personat kanë bërë porosi, ju kanë vajtur dhe shpresoj të ecim kështu në vazhdimësi.”

Turizmi gjithnjë dhe më shumë është duke ndërgjegjësuar banorët, investitorët por edhe autoritetet lokale për ta mbrojtur trashëgiminë.

“Hyrja në UNESCO është si çmimi që të jepet pa filluar garën. Gara do të fillonte pasi Gjirokastra e morri këtë status dhe kjo vihet re në këto 15 vjet, vihet re në investime veçanërisht, në hoteleri, në investime publike. Unë mendoj se ende ka sfida. Mendoj se e ardhmja do të vendosi disa detyra që kërkojnë edhe kurajo, kërkojnë sigurisht edhe mbështetje financiare”, sqaron Ilir Lluri, specialist kulture/ regjisor./ TCH

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të fiksuar pas Julian Alvarez, Barcelona merr vendimin drastik – Balkanweb.com – News24

Të fiksuar pas Julian Alvarez, Barcelona merr vendimin drastik

26/08/2026
Të fiksuar pas Julian Alvarez, Barcelona merr vendimin drastik – Balkanweb.com – News24

Të fiksuar pas Julian Alvarez, Barcelona merr vendimin drastik – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al