“Jam lojtari më i mirë në botë, pikë”. Një ditë pas kësaj deklarate të bujshme që bëri xhiron në rrjet, C.Ronaldo flet edhe në fushë, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt rekordit historik. Në Champions League Aziatike, CR7 gjeti rrugën e rrjetës duke prekur kuotën e 981 golave në karrierën e tij fantastike. 19 gola larg është Ronaldo për të vendosur një rend të ri në botën e futbollit, praktikisht është vetëm çështje kohë.
Legjenda portugeze ishte protagonist për ekipin e tij Al Nassr në suksesin 3-1 përballë Neftchi Fargona. Në minutën e 42-të pasi ekipit i tij kryesonte 1-0, Ronaldo u shërbye brenda në zonë dhe me një kthesë të bukur, me kurriz nga porta, CR7 dërgoi shifrat në 2-0.
Portugezi tentoi deri në fund të realizonte sërish, por pa sukses. Kjo ishte fitorja e parë për Al Nassr në këtë edicion të Champions League Aziatike.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








