Njësoj si vajza e tij, edhe mbesa e Ziver Veizit në Gjirokastër, beson se drejtësia do të thotë fjalën e saj për 21 Janarin. Duke folur për mediat Zamira Veizi tha se SPAK duhet të rihapë çështjen nga e para. Ziver Veizi është një prej protestuesve të ekzekutuar nga Garda e Republikës 12 vite më parë në bulevard gjatë një proteste të thirrur nga opozita e atëhershme, Partia Socialiste. Më poshtë reagimi i plotë i mbesës së tij.