• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

23 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 327 forca në terren “luftë” me flakët

07/08/2022
Dogjën kullota dhe ullishte në Sarandë e Vlorë, ja kush janë dy piromanët e arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 vatra zjarri aktive. Të dhënat janë bërë të ditura nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC.

Sipas këtyre të dhënave janë shuar vatrat në:

në fshatrat, Ndërlysaj dhe Ura e Shtrenjtë, bashkia Shkodër; në fshatin, Gruemirë ku ka pasur 2 vatra zjarri dhe në fshatrat Dobër dhe Koplik i Sipërm, bashkia Malësi e Madhe; në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës; në fshatin German, bashkia Mat; në zonën e Krastës dhe fshatin Zezë bashkia Krujë; në fshatrat Bulshar dhe Valçe, bashkia Mirditë; në fshatin Cericë dhe në vendin e quajtur “Bigas”, bashkia Skrapar;
në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë;
në fshatin Ndërmjetës, bashkia Vorë;
në zonën e Gosës, bashkia Rrogozhinë;
në fshatin Kastriot, bashkia Dibër.
në fshatin Pogon, bashkia Dropull.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
1. Bashkia Klos, në vendin e quajtur Skarreth Ekonomia pyjore Linos-Guri i Bardhë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Gjatë ditës së djeshme është bërë ndërhyrja me forca zjarrfikëse për të kontrolluar dhe izoluar vatrën dhe sot do të vijojë puna për shuarjen e zjarrit.

2. Bashkia Durrës, në fshatin Shetaj, ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Operacioni vijon

3. Bashkia Kurbin, në fshatin Mal Bardhë, zjarri është zhvilluar me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shqopë, shkozë dhe dëllinjë, në zonën e quajtur “Maja e Sukës”. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim.

4. Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut, zjarri ka rënë rreth orës 23.00 datë 6.8.2022 dhe deri sot rreth ores 04 te mengjesit ka qene shume problematik, jane rrezikuar banesa verore( stane),bageti,blete etj.
Është ndërhyrë nga banorët e zonës, punonjes te sherbimit pyjor dhe forcat zjarrfikëse. Situata eshte normalizuar, dhe nuk ka pasur deme. Operacioni vijon me mbështetjen dhe të 60 efektivëve të FA.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.
Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al