Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Gjergj Araniti”, ku janë përplasur dy automjete, dhe njëri prej tyre ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.
Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Si pasojë, lëvizja në njërin sens të rrugës është bllokuar.
Drejtuesi i mjetit është dërguar për kontroll dhe raportohet se ka marrë vetëm dëmtime të lehta.









