• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

3 ditë të ‘çmendura’ në Gjirokastër, shihni çfarë do të ndodhë këtë fundjavë (VIDEO)

09/09/2021
3 ditë të ‘çmendura’ në Gjirokastër, shihni çfarë do të ndodhë këtë fundjavë (VIDEO)

Për 3 ditë me radhë, njerëz nga i gjithë vendi bëhen bashkë për të festuar dhe për t’u harruar mes turmës dhe muzikës së mirë. Ja pse festivalet na kanë munguar kaq shumë. Sepse janë vendi ideal ku, edhe pse vetëm për një fundjavë, e vetmja gjë që ka rëndësi është t’ia kalosh mirë. Nga dëshira për t’ia kaluar mirë lindi dhe Check-in Fest Albania. Një festë e madhe që viziton 5 qytete, në 5 fundjava. Festivali është një ftesë për t’u gjetur mes njëri tjetrit në rrugët e qyteteve tona dhe për të dëgjuar poezinë e tyre. Gjatë kësaj fundjave, duke nisur nga nesër, festa është në qytetin e Gjirokastrës. Më poshtë programi i 3 ditëve.


Qëllimi është të rikthejmë vizitorët shqiptarë në qytetet shqiptare duke promovuar kulturën, historinë dhe artin e tyre. Ne duam t’i japim kujtdo mundësinë për të hapur mendjen, teksa shijon muzikë të mirë, njeh njerëz të rinj dhe krijon kujtime të paharrueshme. I menduar si një festival lëvizës, Check-in Fest nisi në Shkodër fundjavën e parë të shtatorit, për të udhëtuar më pas drejt Gjirokastrës, Korçës, Vlorës në fundjavat në vazhdim. Pas një muaji rrugëtim, destinacioni final do të jetë fillimi i tetorit, në Tiranë.

Me një program të ngjeshur aktivitetesh, ky festival ofron diçka argëtuese për këdo. Ekspozita në qiell të hapur, festa me balona për fëmijë, gjueti thesaresh, konferenca shkencore dhe jo vetëm. Muzika e zgjedhur elektronike do të pushtojë rrugët në Check-in Party, ndërsa në mbrëmje një koncert i madh live me artistë të njohur do të ndezë natën. Publiku i secilit qytet do të shijojnë përformancat e artistëve si Peter Pan Quartet, All In Band, Offchestra, Orgesa Zaimi dhe grupi i të rinjve shqiptar, i krijuar në Australi, Mixed-up Everything. Check-in Fest premton 3 ditë të paharrueshme të mbushura me art, muzikë dhe trashëgimi. Një përvojë shumë-dimensionale ku çdo aktivitet është një arsye e fortë për festuar sëbashku dhe për të bërë check-in.

Related Posts

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA
Kryesore

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026
5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut
Argjiro +

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

01/08/2026
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
Pikante

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

26/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti
Lajme

Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në Lazarat

Zjarr në Lazarat

29/08/2026
Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica

Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica

29/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al