Gjykata e Vlorës që ka në juridiksion dhe Himarën konfirmoi sot mandatin e Kryetarit të Bashkise Himarë, Gjergji Goro. Seanca për konfirmimin e Goro është drejtuar nga vetë Kryetari i Gjykates Skënder Haluca.
Pasi është njohur me dokumentacionin perkates, Haluca e ka vleresuar të ligjshem dhe me pas i ka dhene mandatin e tij te dyte Kryetarit të Bashkise Himarë, Gjergji Goro.
Kujtojme se ne Bashine e Himares, Goro nuk kishte rivalë duke shkuar i vetëm në votimet e 30 qershorit.
Ndërsa një ditë më parë Gjykata e Durrësit vendosi të mos i jap mandatin Valbona Sakos së PS-së. Sipas gjyqëtares 30 qershori është i pavlefshëm pasi Bindja Demokratike u regjistrua përtej afateve ligjore nga KQZ-ja.