• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

Një ditë pas denoncimit të Report Tv për ndotjen mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës nga kompania e naftës ‘Albpetrol, policia ka nisur hetimet për 4 punonjës me dyshimet se neglizhenca e tyre ka sjellë çarjen e një tubacioni nafte e për pasojë ndotjen e përroit të Gorishovës, i cili derdhet në lumin Vjosa.

Sipas Policisë së Fierit, materialet u referuan në prokurori, ku nisi hetimi në gjendje të lirë ndaj Zylfo Tabakajt 59 vjec, Aleksandër Zenelit 57-vjec, Gramoz Bregajt 52-vjec dhe Genci Numanajt 52-vjec. Dy prej tyre jane pergjegjes ne kompani, ndërsa dy të tjerët janë punonjës terreni.

Hetimet paraprake tregojnë se ata nuk kanë marrë masa ne kohe për mirëmbajtjen dhe riparimin e një linje të amortizuar që transporton naftën nga zona naftëmbajtëse e Drenovës drejt qendrës së grumbullimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. T., 59 vjeç, A. Z., 57 vjeç, G. B., 52 vjeç dhe G. N., 52 vjeç, punonjës të një kompanie për nxjerrjen e naftës. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të nxjerrjes së naftës, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumit Vjosa”, informoi policia.

Çarja e tubacionit ka shkaktuar rrjedhje hidrokarburesh, të cilat kanë përfunduar në përroin e Gorishovës në njësinë administrative Cakran të Fierit, duke u përhapur më tej në zonë dhe duke arritur deri në Vjosë, i cili është Park Kombëtar.

Në zonën naftëmbajtëse të Drenovës ndodhen rreth 20 puse active nafte. Duhet theksuar se “Albpetrol” punon me teknologji të vjetëruar dhe shpesh ka shkaktuar ndotje të tokës dhe ujit. Banorët e zonës thanë nje ditë më parë për Report Tv se shkarkimet kanë bërë dëme në kulturat bujqësore.

Aksioni Albetrol për riparimin e defektit dhe vendosjen e pritave në përroin e Gorishovës, në zonën e Selishtës nisi te premten, kur kishin kaluar 5 ditë nga shkarkimet masive të hidrokarbureve që sollën ndotjen katastrofike./ Report Tv

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al