• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

30 qershori?! Merrni laps e letër

19/11/2019
Miratohen në KQZ fletët e votimit për bashkitë e qarkut Gjirokastër

Nga Skënder Minxhozi

Nëse ka një element të palëvizshëm, një faktor historikisht të pranishëm, një segment tejet të rëndësishëm e vendimtar në të gjitha peripecitë 30 vjeçare të tranzicionit në Shqipëri, këta janë të huajt. Janë dëshmitarët, raportuesit, noterët, këshilluesit, e më në fund arbitrat e të gjitha sherreve, përplasjeve dhe vendimeve të mëdha që elita drejtuese e Shqipërisë ka ndërmarrë në këtë periudhë kohe.

Në shumicën dërrmuese të rasteve, është bërë ç’kanë thënë ata. Na kanë çuar drejt vendimesh të dhimbshme, disa herë të padrejta e të provuara më pas si te gabuara, por në të mirë dhe në të keqe kanë qenë oponenca e vetme që kemi pasur, ndaj aventurierëve që kemi vënë me duart tona në krye të punëve në këtë vend.

Këto vitet e fundit ka një spostim gradual të përfaqësuesve kryesorë të opozitës, të frymëzuar më së shumti pas perdeve, nga linja e ashpër e Berishës dhe Metës, për t’i shpallur luftë ambasadorëve dhe më tej akoma, edhe shefave të tyre në Bruksel, Uashington e Berlin. Kemi dëgjuar këto vite përçartje të tipit “ambasada amerikane nuk flet me gojën e qeverisë amerikane”, se Mogerini është soroiste dhe komuniste e katapultuar pa të drejtë në postin e lartë të shefit të diplomacisë evropiane. Haluçinacionet kanë shkuar deri aty sa Methju Palmerit t’i kujtohet se e ka gruan serbe dhe që Donald Luja të shihet si një “aziatik që s’merr vesh fare nga punët tona”. Lista e epiteteve të shpikura këto vite në batakun e Tiranës politike ndaj të huajve që merren me Shqipërinë është impresionuese dhe tregon sa thellë e kanë bindur veten disa krerë të opozitës, se janë viktima të një komploti ndërkombëtar!

Presidenti Meta ka vendosur orët e fundit një rekord të ri në këtë listë banalitetesh që meritojnë të thuhen vetëm në emisionet e humorit. Pasi ka sulmuar në rradhë të gjithë ambasadorët e Bashkimit Evropian të viteve të fundit, pasi të tjerët i ka quajtur “lecka të Edi Ramës” dhe i ka shpallur të padëshërueshëm në zyrën e tij, kreu ynë i shtetit ka krijuar me dëshirë dhe kthjelltësi të plotë mendore, një transhe zjarri rreth zyrës së tij. Një lloj vetëizolimi absurd ndaj të huajve, sipas mendësisë së vjetër se “punët i zgjidhim vetë ne shqiptarët”.

Përzënia nga Presidenca që i bëri ambasadorit të OSBE Borchardt, sepse e tillë është, e jo shpallje “non grata”, ka pasur si shkak faktin që diplomati gjerman paska hedhur poshtë dekretin presidencial të shtyrjes së zgjedhjeve lokale. Pra, ka njohur 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Nëse është ky shkaku, atëhere kryetari ynë i shtetit duhet të marrë letër e penë dhe t’i hyjë një liste të gjatë personash, qeverish dhe organizatash, të cilët kanë përkrahur të gjithë në kor idenë e mbajtjes së zgjedhjeve në 30 qershor.

Veç Borchard, janë të gjithë ambasadorët kryesorë në Tiranë, por edhe zyrtarë të lartë të qeverive amerikane, gjermane, italiane, britanike e franceze, pa harruar Bashkimin Evropian e OSBE-ODIHR, të cilët kanë konfirmuar asokohe se nuk duhet të ketë shtyrje zgjedhjesh. Shpallja e luftës ndaj Borchard dhe sulmet e ashpra të Metës ndaj ambasadorëve, kërkojnë të vendosin një standart të ri (mos)komunikimi me të huajt, që duhet të vlejë, sipas Presidentit, për të gjithë opozitën. Një lloj auto-embargoje qesharake prej Shvejku e opozitës tonë, ndaj një pale që nuk na e ka pasur dhe nuk e ka kurrsesi nevojën, për asgjë. Jemi ne që trokasim në derën e tyre për çdo gjë. Për pasojë, nëse vendosim mos t’i biem më asaj dere, do humbim ne, jo ata që janë brenda!

Të shpallësh kryqëzata kundër ndërkombëtarëve është jo vetëm anakronike, hipokrite dhe joproduktive, por edhe krejt e kotë. Ata janë aty dhe aty do të jenë edhe në të ardhmen. Tek dera e tyre do të trokasin në një moment të caktuar, si ata që i adhurojnë, ashtu edhe ata që sot i shajnë. Dhe kjo rrjedh jo prej ndonjë fataliteti a teorie komploti, apo ndonjë vendimmarrjeje të errët diku në skutat e s’dihet se çfarë shteti a organizate që “s’na e do të mirën”, por për faktin e thjeshtë sepse shqiptarët e djeshëm dhe të sotëm, e kanë thjesht të pamundur që të vetëkontrollohen dhe të menaxhojnë krizat që e tyre të brendshme.

Shihni Maqedoninë! Përzuri ish-kryeministrin në Hungari tek Orbani, krijoi një qeverisje të qëndrueshme që i ndryshoi emrin shtetit dhe ndërmori reforma të thella dhe sot paraqitet sfiduese në Bruksel tek evropianët cinikë e të pakënaqur me Ballkanin. Po ne ku jemi? Ne jemi ende me sytë nga ambasadat, për ndonjë buzëqeshje, ndonjë llaf të mirë për veten, ose të keq për kundërshtarin, për ndonjë mesazh çfarëdo nga qeveritë e tyre a për ndonjë lek projektesh! E kemi krijuar ne shqiptarët kultin e ambasadorëve (Berisha, Meta, Rama, Basha etj), pse qahemi sot kundër tij?

Ilir Meta që sot bën pjesë tek grupi i kontestuesve të “leckave të Ramës”, siç i quajti diplomatët e huaj, ka pasur mundësi në shumë raste të provojë se çfarë peshe kanë pasur ndërkombëtarët në jetën politike të këtij vendi. Ishin ata që i thanë Berishës “burrë shteti” në 21 janar të vitit 2011, që gjashtë muaj më pas certifikuan pa ju dridhur fare qerpiku vjedhjen e mandatit të bashkisë së Tiranës në tavolinën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ishin sërish ata, vite më vonë, që thirrën në rresht deputetët shqiptarë, kur duhej miratuar me 140 vota reforma në drejtësi. Dhe Meta, për shkak të poltronit në rresht të parë të ngjarjeve politike, që mban prej 3 dekadash, e ka pasur më të qartë se kushdo këtë efekt vendimtar të të huajve në politikën tonë kombëtare. Prandaj sot, meqë Presidenti ka vendosur t’i shpallë non grata, le ta bëjë të plotë listën dhe t’i shkojë deri në fund absurdit. Borchardt është pak, lufta me mullinjtë e erës nuk mbaron në derën e misionit të OSBE!

Related Posts

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al