Me shtimin e 11 rasteve të reja të konfirmuar pozitiv ndaj COVID-19, shkon në 197 numri total i të prekurve. Por një lajm i mirë vjen për të shëruarit nga kjo sëmundje. Silva Bino e Institutit të Shëndetit Publik, bëri me dije sot se deri tani kemi 33 të shëruar që kanë rezultuar negativë edhe pas testeve të kontrollit. Midis tyre janë 6 punonjës shëndetësorë. Saktësisht mes të shëruarve, tre janë mjekë.