• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

410 raste të reja me Covid në Shqipëri dhe 5 jetë të humbura (Harta)

13/09/2021
Covid ‘mbërthen’ sërish Shqipërinë, 451 raste të reja, dy jetë të humbura (Harta)

Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në vendin tonë. Sot është lajmëruar për 5 qytetarë që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë 410 raste të reja në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,499 testime, 410 raste të reja, 5 humbje jete dhe 552 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksinoheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 410 qytetarë, në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.

Janë 12,619 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 552 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 142,269 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 410

Të shëruar në 24 orë 552

Të shtruar në spitale 195

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3,499

Testime totale 1,120,460

Raste pozitive 157,436

Raste të shëruara 142,269

Raste Aktive 12,619

Humbje jete 2,548

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5236

Shkodër 1507

Durrës 1084

Fier 1081

Vlorë 864

Lezhë 713

Elbasan 620

Berat 455

Korçë 313

Kukës 276

Gjirokastër 271

Dibër 199

Related Posts

Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin

08/08/2026
Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë
Kryesore

Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë

08/08/2026
Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës
Kryesore

Shqipëria në flakë, 8 qarqet me rrezik të lartë për zjarre në fundjavë

07/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…

07/08/2026
Kryesore

U kapën ‘në pritë’ duke u përgatitur për vrasje, Gjykata e Sarandës vendos masat për 5 të arrestuarit

07/08/2026
Situatë e pazakontë në Kakavijë, gra e fëmijë presin në diell për ta kaluar kufirin, radhë kilometrike (VIDEO)
Kryesore

Radhë e gjatë në Kakavijë, pala greke punon me ritëm të ulët

07/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter, çfarë po ndodh me Asllanin? Mesfushori “ngec në Milano, mungojnë ofertat

Inter, çfarë po ndodh me Asllanin? Mesfushori “ngec në Milano, mungojnë ofertat

08/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin

Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al