• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

5 gra të vrara në 2 muaj/ Si e gjeti Shqipërinë ky 8 Mars

08/03/2020
5 gra të vrara në 2 muaj/ Si e gjeti Shqipërinë ky 8 Mars

8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, në Shqipëri shpeshherë shihet si festë dhe kalohet me festime dhe dhurata.

Fatkeqësisht, ndërsa në shtete të tjera kjo date kalohet mes protestave në kërkim të të drejtave të grave, tek ne ndodh ndryshe edhe pse situata nuk është aspak e mirë.

Vetëm gjatë dy muajve të pare të këtij viti, 5 gra u vranë nga bashkëshortët apo të afërmit e tyre. Ndërsa gjatë vitit të kaluar për të njëjtin shkak humbën jetën 12 gra e vajza.

Vrasjet nisën që në ditët e para të vitit.

Opinionin publik u trondit nga vrasja makabër e Drita Saliaj në Mallakastër më 6 janar, e cila u gjet e mbytur dhe dhunuar. Për vrasjen e saj u arrestuan tre të rinj, një prej të cilëve nipi i bashkëshorit të saj.

Më 10 janar, Enkelejda Çapoku, nënë e një vajze do të humbte jetën në shtëpinë e saj e vrarë nga kunati, për të cilin kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Erdet Çapoku do të arrestohej orë më vonë nga Policia.

Më 2 shkurt, Manjola Çuku la jetim tre fëmijët e mitur, pasi u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj Lulëzimi. Ky i fundit u largua nga shtëpia duke lënë tre fëmijët me kufomën e gjakosur të nënës së tyre.

Ai u vetëdorëzua pak orë më vonë në Polici. Esmeralda Filopati u ekzekutua nga bashkëshorti së bashku më vëllanë e saj në derë të shtëpisë më 25 shkurt. Ajo kishte gjetur kurajën të denonconte burrin Fatmir Kolecaj, i cili kishte bërë dhe burg për dhunë në familje por kjo nuk ia shpëtoi jetën.

Ajdieta Suni u vra në dyqan nga bashkëshorti i saj Ruzhdiu në Durrës në 26 shkurt.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, duke tronditur opinionin publik. Keqtrajtimet ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri vijon të jetë me përmasa shqetësuese.

Sipas raportit të INSTAT, një në dy gra në Shqipëri kanë përjetuar një formë dhune.

Gjatë vitit 2019 në Shqipëri janë kërkuar 933 urdhëra mbrojte, nga të cilët vetëm gjysma janë pranuar.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia hedh hapin e parë drejt finales, barazim mes Teutës e Apolonisë në “Final 4” të kampionatit të vajzave

Vllaznia hedh hapin e parë drejt finales, barazim mes Teutës e Apolonisë në “Final 4” të kampionatit të vajzave

17/05/2026
VIDEO/ Egnatia i tregon forcën Elbasanit, i realizon 3 gola në pjesën e parë

VIDEO/ Egnatia i tregon forcën Elbasanit, i realizon 3 gola në pjesën e parë

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al