• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

50 banesa historike në Gjirokastër rrezikojnë shembjen, konfliktet mes pronarëve bllokojnë restaurimin

20/06/2026
50 banesa historike në Gjirokastër rrezikojnë shembjen, konfliktet mes pronarëve bllokojnë restaurimin

Një numër i konsiderueshëm banesash të braktisura në Gjirokastër krijojnë një kontrast të fortë me investimet e realizuara ndër vite për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë për rreth 50 banesa të kategorisë së parë dhe të dytë, të cilat prej vitesh janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa degradimi i tyre vazhdon në mënyrë të pandalshme. Nga moria e banesave karakteristike që ndodhen në zonën e mbrojtur, rreth dy të tretat janë të mirëmbajtura, ndërsa pjesa tjetër vijon të përballet me probleme serioze amortizimi.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Ardis Duka, problematikat kryesore lidhen me aspektin menaxherial. Banesat e braktisura dhe të rrënuara nuk kanë qenë në fokus të investimeve të Ministrisë së Kulturës për shkak të mungesës së konsensusit mes pronarëve të tyre, çka ka vështirësuar ndërhyrjet restauruese.

Në shumicën e rasteve, ndërhyrjet kanë qenë vetëm të karakterit emergjent. Një shembull i tillë është banesa e Angonatëve, ku vitin e kaluar DRKK ndërhyri në pjesën ballore të objektit për të shmangur rrënimin e mëtejshëm. Aktualisht, në Gjirokastër numërohen mbi 300 banesa në zonën e mbrojtur. Ato janë të kategorizuara sipas vlerave që mbartin dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre është përshtatur si bujtina, duke gjeneruar të ardhura shtesë për banorët./ TCH

Related Posts

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026
Kryesore

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat
Kryesore

Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat

14/09/2026
Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Revolucion te Brazili? Thiago Silva kundër Ancelottit: Procesi duhet të jetë gradual, nuk mund të largosh…

Fundi i një epoke, konfirmohet tërheqja e Neymarit nga Brazili

14/09/2026
Beshiktash i fiksuar pas shqiptarëve, hidhet në sulm për Edon Zhegrovën

E humbet një top të lehtë dhe nuk ka cilësinë për t’u kthyer – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al