• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

50 vjetori i Universitetit të Gjirokastrës, një ceremoni e padenjë nga ata që e rrënuan

07/12/2018
50 vjetori i Universitetit të Gjirokastrës, një ceremoni e padenjë nga ata që e rrënuan

Në një kohë kur e gjithë Shqipëria zien nga protestat studentore kundër tarifave të larta, 50 vjetori i themelimit të Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër mbetet një ngjarje krejt periferike për opinionin publik. Lajm prej dy ditësh në media dhe rrjetet sociale, nuk është ditëlindja e 50-të e këtij universiteti, por fakti se është i vetmi universitet ku nuk pati protesta. Natyrisht që kjo mund t’u ketë pëlqyer drejtuesve të universitetit në kuadër të festës, por për interesin publik është një zhvillim negativ që Gjirokastra nuk u solidarizua me  protestën e mbarëstudentore.

Edhe vetë ceremonia festive që u organizua sot linte për të dëshiruar në shumë aspekte. Ajo nuk ishte e denjë për një ngjarje kaq të madhe, për 50 vjetorin e themelimi të një universiteti. Ceremonia sot ngjante më shumë me një takim për t’i bërë qokat njëri-tjetrit. U shpërndanë çmime, dekorata e tituj mirënjohjeje për pedagogë, sekretare e punonjës të tjerë, a thua se në këto 50 vite ky universitet u përkiste vetëm atyre. Në sallë kishte shumë pak studentë, madje edhe ata i kishin strukur diku nga fundi. Në fokus të ceremonisë ishin vetëm trupa akademike dhe drejtuesit e universitetit ndër vite. Pikërisht ata që e rrënuan atë institucion.

Nuk kishte ftesa publike, po pse jo edhe të personalizuara për ish-studentët e universitetit. Rikthimi në universitet është një moment i mirëpritur nga kushdo, aq më tepër kur bëhet fjalë për një ngjarje të madhe, për 50 vjetorin e themelimit të tij. Çdo ish student do të donte të kishte qoftë edhe një foto si kujtim nga 50 vjetori i univesiteti të tij, aty ku ai ka kaluar disa vite, ku ka shpenzuar kohë e kursime nga jeta. Por organizatorët e kësaj ceremonie nuk e panë të udhës të kishin mes tyre as studentët aktualë dhe as ish studentët ndër vite. U mjaftuan vetëm mes veti, ndanë çmime, thurën lavde e trokitën gota të lumtur se po festonin pa protestues nëpër këmbë.

Mungesën e protestës madje rektori Bektash Mema e shprehte me ngazëllim para kamerave, duke e justifikuar me faktin se pagesa për provimet e mbartura nuk ishte kryer ende prandaj studentët s’kishin pse dilnin kot në protestë. Por në fakt e vërteta është krejt tjetër dhe rektori Mema e shumë të tjerë e dinë këtë gjë. Aty është vrarë shpirti studentor, rebelimi kundër korrupsionit dhe zhvatjes sepse nuk ka studentë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ka vetëm disa të rinj dhe të reja që kanë shkuar sa për një diplomë, të cilën natyrisht do ta marrin apo do ta blejnë.

50 vjetori i krijimit të Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër, nuk do duhej të ishte një ceremoni qokash, ndarje çmimesh vend e pavend, thurje lavdesh për ‘kuç e për maç’, por duhej parë si mundësi për rithemelimin e këtij universiteti. Vetëm për festë nuk ka nevojë sot Universiteti i Gjirokastrës. Por edhe pse ndodhi kështu, të paktën të ishte zgjedhur një mënyrë tjetër, ku të përfshiheshin edhe studentët e ish studentët, që për fat të keq nuk kanë sot as një shoqatë ALUMNI. Ceremonia e sotme nuk ishte e denjë për gjysmë shekullin e një universiteti. Ajo i ngjante një feste si ato që bëjnë ndërmarrje të rëndomta biznesi apo institucione të dorës së dytë. Universiteti nuk është as njëra e as tjetra. Universiteti është diçka më e madhe, por për fat të keq në Gjirokastër po e mbajnë peng. Edhe për sa kohë akoma?!

©ArgjiroLajm.net 

 

Related Posts

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë

Të rrisësh një foshnje në Shqipëri kushton sa 66% e pagës vjetore, barra e dytë më e lartë në Europë

20/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al