• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

585 kg kokainë në Selanik, shqiptarët dalin para gjykatës. Një nga të arrestuarit punonte zjarrfikës në Shqipëri

06/10/2023
585 kg kokainë në Selanik, shqiptarët dalin para gjykatës. Një nga të arrestuarit punonte zjarrfikës në Shqipëri

Gjykata e Selanikut ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shqiptarët e arrestuar një javë më parë me 585 kg kokainë. Para gjykatës kanë dalë cifti i bashkëshortëve Arjan dhe Lutmira Xhafaj, 50 dhe 42 vjec, Iliran Baraj dhe Klevis Muskaj 35 dhe 21 vjec, të gjithë nga Fieri si dhe Avelino Feimi, 33 vjec nga Vlora.
Sipas mediave greke, Arjan Xhafaj, i cilësuar si kreu i grupit, rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri në Bashkinë Fier. Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar cdo pjesmarrje në ngjarje. Xhafaj bashkë me nipat e tij Muskaj e Feimi dhe mikun e tij Baraj kanë deklaruar se kokainën do t’ja dorëzonin një personi tjetër dhe se “zbatonin urdhëra”.

NGJARJA:

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në 28 shtator në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjec nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjec, pronare e një bar-kafe në Cakran. Operacioni është zhvilluar rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qera. Drejtuesi i mjetit ishte 21 vjecari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle. Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjec, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezulton nipat e Arjan Xhafajt. Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale. Në banesë vec tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjec nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

Related Posts

Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kryesore

Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30/06/2026
Rama ulet për kafe në Radhimë: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj. S’kemi paga më të ulëta se Greqia
Kryesore

Rama ulet për kafe në Radhimë: Kamarierët paguhen 1000 euro/muaj. S’kemi paga më të ulëta se Greqia

30/06/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Pas dy muajsh arrati vetëdorëzohet në polici Marjaldo Nela

30/06/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Kryesore

Rama: Do të dalim më të fortë nga kjo vorbull

30/06/2026
Ardit Bido sulmon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Redi Muçi: Balta jote nuk bën dot pis!
Kryesore

Ardit Bido sulmon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Redi Muçi: Balta jote nuk bën dot pis!

30/06/2026
Protestuesit sulmojnë deputetin e Gjirokastrës (VIDEO)
Kryesore

Protestuesit sulmojnë deputetin e Gjirokastrës (VIDEO)

30/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kampion bote me Gjermaninë, Hummels i pamëshirshëm pas eliminimit: Shumë lojtarë të tërhiqen, Nagelsman të marrë vendimin e duhur

Kampion bote me Gjermaninë, Hummels i pamëshirshëm pas eliminimit: Shumë lojtarë të tërhiqen, Nagelsman të marrë vendimin e duhur

30/06/2026
Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

Aksident tragjik në autostradë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al