• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

8 vjet betejë për të shpëtuar lumin nga HEC-et, firmoset marrëveshja për projektin “Vjosa –Park Kombëtar”

13/06/2022
8 vjet betejë për të shpëtuar lumin nga HEC-et, firmoset marrëveshja për projektin “Vjosa –Park Kombëtar”

Pas një beteje 8-vjeçare për mbrojtjen e “Zemrës blu të Europës”, qeveria shqiptare dhe kompania aktiviste Patagonia nënshkruan të hënën një marrëveshje bashkëpunimi për projektin përgatitor “Vjosa –Park Kombëtar”.

Marrëveshja u nënshkrua në praninë e aktivistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtori ekzekutiv i Patagonia, Ryan Gellert.

Si një prej kompanive ndërkombëtare të përfshira në fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Europës”, Patagonia përfaqëson në këtë marrëveshje zërin e aktivistëve dhe organizatave mjedisore të cilat luftuan për mbrojtjen e lumit nga digat dhe shpalljen e tij park kombëtar.

Sipas ministres Kumbaro, qeveria ka filluar planet për shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar që prej vjeshtës së vitit të kaluar, duke e cilësuar Vjosën si një laborator të mirëfilltë si për shkencëtarët, ashtu edhe për vendasit.

Kumbaro tha gjithashtu se komunikimet me “Patagonia-n” nisën në mandatin e tretë të qeverisë “Rama”, duke i dhënë kështu kredite ekzekutivit për këtë nismë. Pas fjalës së saj, Kumbaro nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

Drejtori ekzekutiv i Patagonia, Ryan Gellert premtoi se marrëveshja e bashkëpunimit për planifikimin e parkut kombëtar të Vjosës do të shërbejë si shembull për Europën.

“Kërcënimi më i madh ndaj natyrës është supozimi se dikush tjetër do t’a mbrojë atë,” tha Gellert, ndërsa u bëri thirrje aktivistëve dhe qeverisë shqiptare që të dalin sa më parë në mbrojtje të pasurive natyrore.

I pranishëm në ceremoni, kryeministri Edi Rama i dha merita qeverisë së tij për mbrojtjen e Vjosës dhe ironizoi fushatën e gjatë të aktivistëve – mes të cilëve edhe aktorin Leonardo Di Caprio.

“Ne e vendosëm Vjosën në mbrojtje, pasi e kthyem në zonë të mbrojtur për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve që ishin planifikuar,” tha Rama, pa përmendur faktin se qeveria e tij miratoi në vitin 2016 dhënien me koncesion të HEC Poçemit në favor të kompanive turke.

“Leonardo di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë,” tha Rama, i cili e quajti më tej aktorin hollivudian si “Nardi”.

Rama tha se me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar do të ndalohet ngritja e çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të cënojë lumin e egër. Sipas tij, përfitimi në këtë rast do të jetë më i madh sesa ai i bazuar në projektet në dëm të Vjosës./ BIRN

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndërprerja për Kombëtaren, futbolli kthehet në mesjavë me Kupën e Shqipërisë

Ndërprerja për Kombëtaren, futbolli kthehet në mesjavë me Kupën e Shqipërisë

10/11/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Partizani dhe Vllaznia në duelin më të pazakontë! Kryeqytetasit nuk dinë të fitojnë në shtëpi, as shkodranët në transfertë – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al