• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sokol Balla: I kujt do jetë mandati i tretë?

22/09/2020
Sokol Balla: I kujt do jetë mandati i tretë?

Nga Sokol Balla

Situata në Shqipëri duket si gjithmonë si një tablo me dy pamje dhe të gjithë ne, presim që këto pamje të lidhen diku. Mesa duket lidhja, e me gjasë edhe zgjidhja e krizës do jetë ligji i ri zgjedhor, i cili do bazohet tek ndryshimet e njëanshme kushtetuese të verës, të cilat në thelb duhet të parashikonin lista të hapura. Por dy kleçka këtu, mbajnë mbërthyer situatën dhe e bëjnë të mundshme, jo zgjidhjen, por shpërthimin e saj.

E para, Partia Demokratike, ose më mirë kreu i saj Basha është i bindur se ndërkombëtarët janë garant se koalicionet do të ekzistojnë dhe e dyta se socialistët kanë paraqitur një projektligj që nuk garanton se listat do të jenë të hapura, së paku në përmbajtje. Kjo ka sjellë impas të ri në Këshillin politik, ndërsa socialistët kërcënojnë me votim të njëanshëm deri më 30 qershor, ndërsa Ilir Meta, në mungesë të zërit të Bashës, kërcënon sërish me revolucion.

Por nuk është vetëm konsensusi politik që rrezikon goditje, por edhe integrimi. Kryeministri Edi Rama, hem si kryeministër, hem si kreu i OSBE, e hem si artist i thjeshtë, ka marrë shpesh avionin këto dy javë, por duket se në Gjermani, temperaturat e dashurisë po i ulen shpejt. Bojkoti që i bënë atij dy deputetë gjermanë Kirshbaum dhe Vandepuhl, nuk është një risi, pasi të dy emrat janë më afër PD prej vitesh.

Lajm është fotoja e munguar me Angela Merkel, e cila konsiderohet gjerësisht si sponsorja personale e Ramës, sidomos pas vitit 2014. A po rrezikon Shqipëria sërish, për shkak të zhvillimeve të brendshme, nje hap prapa në integrim, sidomos nëse Maqedonia e Veriut nis konferencat ndërministrore me Brukselin, ndërsa Shqipëria jo?

Normalisht me kushtet e Shqipërisë kjo duhet të ishte një ditë “festë” për opozitën. Një qeveri që ecën e prish konsensus, që ndryshon vetë kushtetutën e që merr rezultate negative në integrimin e munguar europian, do ishte mjaft që pas tetë vjetësh me luhatje në pushtet, socialistët t;i frikësoheshin më shumë se kurrë dorëzimit të tij në prill. Por ka një element të fortë që e mohon këtë pritshmëri. Ky është Ilir Meta.

Presidenti i cili tashmë me ndërgjegje është vënë në krye të frontit për rrëzimin e maxhorancës, shpërndau pak ditë më parë një paralajmërim të çuditshëm: se pas zgjedhjeve do bëhej kryeministër dhe Saliun do ta bënte president. Por ky paralajmërim nuk mund të ishte për socialistët, të cilët, nëse humbasin pushtetin pak u intereson emri i kryeministrit të ri. Bashës dhe demokratëve po.

Ndaj zemërata e Metës më shumë sesa më hënën, duket ka lidhje me partnerët e tij në rrëzimin politik të Ramës, të cilët duken ende të dobët, dhe ende jo një alternativë e besueshme. Aq e pabesueshme sa e bën të besueshme si mundësi, një mandat të tretë, ndonëse të pamerituar socialist?/ RealStory.al

Related Posts

Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën
Blog

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

26/05/2026
“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al