• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Klani” i Genc Rulit, të gjithë propozohen për deputetë në Gjirokastër (Emrat)

26/09/2020
Zbardhet pasuria e Genc Rulit, deputetit të Gjirokastrës

Partia Demokratike hodhi në media paraditen e sotme listën me emrat e propozuar si kandidatë për deputetë në Gjirokastër, të cilët do të votohen nga anëtarësia nesër në një proces formal, që krijon përshtypjen se këtu ka demokraci dhe forumet funksionojnë. Por në të vërtetë dihet që listat këtu bëhen ndryshe, janë ekskluzivitet i kryetarit të partisë. Kështu vepron Rama, Basha, Kryemadhi etj.

Partitë në Shqipëri konsiderohen pronë e kryetarit për fat të keq, nuk janë bashkime vullnetarësh e ku vendimmarrja për gjërat madhore bëhet në formë kolegjiale. Megjithatë kjo është një çështje tjetër. Le të analizojmë emrat që janë në listë për t’u votuar nesër nga demokratët. Që në pamje të parë nuk është e vështirë të kuptosh se pjesa më e madhe e atyre që janë në listë konsiderohen njerëz të ish-deputetit Genc Ruli, i cili është rikthyer në PD me një funksion të rëndësishëm në komisionin që do të bëjë “vettingun” e kandidatëve që dalin prej zgjedhjeve brenda PD-së. Nuk është mëkat të jesh me Genc Rulin apo të kesh përkrahjen e tij, problemi është te fakti se këta njerëz që sot serviren si figura të reja, kanë mbi supe peshën e humbjes së vitit 2013 dhe keq-qeverisjes së 8 viteve të PD-së bashkë me Rulin.

Në 11 emrat e propozuar nga dega e Gjirokastrës, vetëm Roland Bejko është jashtë “klanit” Ruli dhe siç kujtohet ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin për rrënimin e PD-së në atë qark. Gjithë të tjerët janë njerëz të emëruar prej tij në funksione drejtuese, që nga ish-kryetari PD-së në Gjirokastër deri te Shemsho Lamaj, të cilit donte t’i linte drejtimin e partisë pas humbjes së vitit 2013. Por siç dihet Lamaj humbi përballë Roland Bejkos. Asokohe pati edhe debate e akuza të forta. I vetmi emër i ri, që i bën nder në fakt listës së PD-së në Gjirokastër, është Entela Shehaj (Fico), një akademike e cila pavarësisht se është promovuar sërish nga Genc Ruli te bordi drejtues i ERE-s në vitin 2008, bën diferencën nga kandidatët e tjerë si Bequa me shokë.

Tritan Shehu si të jetë me “klanin” Ruli, si të jetë jashtë tij, gjithmonë ka për të mbetur njeriu i gabuar në PD-në e vitit 2020. Riciklimi i tij ishte një lajthitje e Bashës 4 vjet më parë prandaj morën atë rezultat në Gjirokastër. Edhe nëse hedh sytë te emrat e propozuar në Memaliaj, Tepelenë e Përmet, perveç Niko Shupulit që ka një fluks votash në Përmet dhe arriti të ndërtonte një profil ndryshe të kryebashkiakut duke bashkëpunuar me qeverinë “Rama” në të mirë të qytetit, gjithë të tjerët janë ish-funksionarë që riciklohen pa kuptim, por thjesht si për të forcuar idenë se te PD-ja asgjë nuk ndryshon. Dhe në fakt asgjë s’ka ndryshuar, mjafton të shohësh listën me 25 emra, ku mungon Dasho Aliko, të cilin e bindën që pas ardhjes në pushtet do t’i japin një drejtori të madhe rajonale, pasi si kandidat për deputet nuk e duan ndërkombëtarët për shkak se drejtonte Lazaratin kur fshati ishte hambari i kanabisit.

Dega Gjirokastër

1.ADIL XHELILI
2.ALIJE KOKALARI
3.ALTIN ÇOMO
4.ANTONELA LENA
5.BEQIR GJIKA
6.BESNIK ALIAJ
7.ENTELA SHEHAJ (FICO)
8.NIKOLLA ZHULLA
9.ROLAND BEJKO
10.SHEMSHO LAMAJ
11.TRITAN SHEHU

Dega Këlcyrë dhe dega Përmet

1.ARJAN KASAJ (Këlcyrë)
2.ELDA XHUNGA (Këlcyrë)
3.GERDJAN XHANARI (Këlcyrë)
4.JOANA QIROLLARI (Përmet)
5.KASTRIOT SULKA (Përmet)
6.NIKO SHUPULI (Përmet)

Dega Memaliaj

1.ARSOLA MUZHA
2.BUJAR SKËNDO
3.BUKUROSH AJDINI
4.FATMIR ZEKA
5.HATIXHE QENDRAI

Dega Tepelenë

1.GRAMOZ QENDRO
2.KRISTINA BARDHI
3.MEHMET VEIZI
4.MYZAFER ELEZI
5.SOKOL GUGA

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë

U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë

18/12/2025
VIDEO/ Napoli “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë, Milan bie në Riad

VIDEO/ Napoli “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë, Milan bie në Riad

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al