Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në tryezën e partive parlamentare të thirrur më herët nga Agron Duka e Fatmir Mediu.
Në momentin që Rama po hynte në Kryesinë e Kuvendit, kreu i opozitës Lulzim Basha sapo kishte nisur të jepte një prononcim për mediat.
I shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Rama ka qëndruar disa çaste pas Bashës duke e pritur të mbaronte, ndërkohë që kryetari i PD-së po fliste. Rama më pas i është afruar Bashës duke i thënë “eja brenda, unë jam këtu” dhe e ka prekur te krahu.
Me buzën në gaz, Basha ia kthen me fjalët “ik, se aty ke punë brenda”. Lapsi.al sjell fotot e këtij momenti.