• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Banesa 300- vjeçare e Zekatëve çel dyert për turistët

19/05/2017
Banesa 300- vjeçare e Zekatëve çel dyert për turistët

Mrekullia monumentale e Gjirokastrës së gurtë

82- vjeçari Ruzhdi Zeko na shoqëron në avllinë e gurtë të shtëpisë së Zekatëve në qytetin e Gjirokastrës. Shtëpia e cila ndodhet në lagjen Palorto është një prej ndërtimeve tipike të arkitekturës tradicionale të qytetit të gurtë. “Të parët e mi kanë qenë pjesë administratës së Ali Pashë Tepelenës dhe kuptohet që ai i ka ndihmuar për të të ndërtuar shtëpinë e gurtë”, na rrëfen Ruzhdiu historinë e ndërtimit të shtëpisë. Pjesë e saj janë mure, harqe dhe dyer hijerënda të punuara në gur apo dru të gdhendur. Megjithëse në një moshë të thyer Ruzhdiu mirëpret vizitorët e ndryshëm në banesën e gurtë, duke përfshirë edhe turistët e huaj. “Të gjithë janë kuriozë për mënyrën e ndërtimit të shtëpisë dhe historinë e saj. Unë asnjëherë nuk lodhen për t’iu treguar vizitorëve apo turistëve historinë e familjes sime dhe të vetë shtëpisë”, thotë pasardhësi i familjes Zeko.

Gjatë këtyre viteve ai e ka mirëmbajtur shtëpinë ndërkohë që në të janë bërë edhe disa ndërhyrje restauruese kryesisht në muret e gurta dhe çatinë karakteristike. Krahas monumentalitetit të banesës tërheqëse për vizitorët janë edhe punimet artistike në mjediset e brendshme shtëpisë të realizuara në dru si edhe pikturat murale.

“Unë iu shpegoj turistëve gjithçka për musllukun e ujit, bodrumet e gurta të zahiresë, odanë e madhe të miqve, katër portat hyrëse si dhe dy avllitë e gurta. Ata gjithmonë më bëjnë shumë pyetje pasi janë kuriozë për shtëpinë”, na thotë Ruzhdiu në lidhje me interesimin e vizitorëve të këtyre ditëve pranvere. Mark Krouf dhe Milena Rajan janë dy turistë nga Austria të cilët porsa kanë përfunduar vizitën në banesën e Zekatëve. Në hyrje të shtëpisë ata nxitojnë për të fiksuar me aparatin fotografik imazhe nga harqet dhe fasada e gurtë e shtëpisë. “Dua të them se është me të vërtetë një mrekulli e ndërtuar në gur. Një banesë mjaft e veçantë për nga stili arkitektonik, ende tërheqëse edhe në ditët e sotme. E kishim parë këtë shtëpi në guidat e ndryshme turistike dhe porsa mbërritëm në Gjirokastër nxituam që ta vizitonim të parën”, thotë Marku. Për Milenën, është emocionuese që të vizitosh nga afër këtë shtëpi-kështjellë. “Zekatët është më të vertetë një banesë mbreslënëse aq më tepër tani që e pashë nga afër. Gjithë elementët tradicionalë të shtëpisë janë vendosur aty ku duhet”, thotë vizitorja nga Austria. “Në bashkëpunim edhe me pronarët e kësaj banese ne synojmë që shtëpinë e gurtë të Zekatëve ta kthejmë në një pikë prezantimi për vlerat historike, trashëgiminë kulturore, etnografinë etj. të qytetit të Gjiirokastrës”, thotë Albert Kasi, drejtor i Kulturës Kombëtare në Gjirokastër.

Profili turistik i shtëpisë

Banesa karakteristike e Zekatëve është një nga përfaqësueset më tipike të banesës tradicionale gjirokastrite. Sipas studiuesve ndërtimi i saj duhet t’i përkasë rreth 300 viteve më parë ndërkohë që si datim zyrtar i shtëpisë njihet viti 1812. Aktualisht shtëpia e gurtë e Zekatëve vazhdon të ngelet ndër pikat më të kërkuara për grupet e vizitorëve vendas dhe të huaj që e përfshijnë Gjirokastrën e gurtë në guidat e udhëtimeve të tyre në Jug të Shqipërisë. Ndërkohë ditët e fundit është hedhur në qarkullim edhe një guidë turistike e ilustruar me fotografi të ndryshme nga mjediset e kësaj banese karakteristike si dhe suvenire në të cilët është stampuar imazhi i saj. Gjithashtu shtëpia e gurtë e Zekatëve vazhdon të prezantohet edhe në faqe të ndryshme interneti duke rritur interesimin e vizitorëve për vlerat e saj./konica.al

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja, rikthime dhe mungesa, De la Fuente publikon listën – Balkanweb.com – News24

Spanja, rikthime dhe mungesa, De la Fuente publikon listën – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
Kosova nuk gjen qetësi, pas Rrahmanit nga “Dardanët” njofton largimin edhe Hadërgjonaj

Kosova nuk gjen qetësi, pas Rrahmanit nga “Dardanët” njofton largimin edhe Hadërgjonaj

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al