Shqiptari i dyshuar për krimin makabër në Greqi, të një 43-vjeçareje ukrainase dhe partnerit të saj farmacist, mendohet të jetë arratisur nga vendi fqinj në vendin tonë. Disa orë pas krimit shqiptari është ndalur nga policia për një kontroll. Kontrolli policor i bërë në Agrinio ishte komplet rastësor, por më pas u zbulua se ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë. Shqiptari, i cili kishte qënë ish-i dashuri i ukrainases, dyshohet se ka vrarë me hanxhar fillimisht partnerin aktual të 43-vjeçares e më pas edhe atë vetë. Ndërkohë në vendngjarje policia nuk ka arritur të gjejë celularin e ukrainases që mendohet se shqiptari e ka marrë me vete për të fshehur mesazhet këcënuese ndaj saj.