• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet në të njëjtën ditë më Bajramin, reagon Komuniteti Mysliman

20/05/2017
Zgjedhjet në të njëjtën ditë më Bajramin, reagon Komuniteti Mysliman

Ylli Gura, myftiu i Tiranës në një dalje për mediat reagoi në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës, e cila i dha fund situatës së ndërlikuar politike në vend.

Ai u shpreh se komiteti Mysliman i Tiranës përshëndet arritjen e marrëveshjes, ndërsa bëri thirrje për maturi në zgjedhje.

“Bëjmë kërkesë për një proces të rregullt, për maturi, proces të lirë dhe të sigurt

I drejtohemi klasës politike që përgjatë muajit të Ramazanit të jenë të kujdesshëm dhe të matur.

E drejta e votës për ata që do të marrin përgjegjësinë e integrimit të vendit tonë është sa historike aq qytetare ndaj ne apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me faktin se data e zgjedhjeve përkon me ditën e Fiter Bajramit, Gurra u shpreh se kjo nuk është diçka tendencioze dhe se nuk ka arsye për konflikt.

“Zgjedhjet dhe Bajrami në një ditë nuk ka arsye për ndonjë situatë tendencioze”, tha ai.

Deklarata e Myftiut të Tiranës, Ylli Gurra

“Dita e Bajramit të madh mendohet të jetë të dielën e 25 qershorit 2017. E caktuar kjo në të njëjtën datë me ditën e zgjedhjeve, të cilat ne komuniteti fetar, të gjithë qytetarët do të japim mesazhin tonë përmes sjelljes në udhëheqësinë e vendit të një klase të caktuar politike.

Ndjejmë detyrimin që atmosferën e pararamazit, 27 maj, dhe gjithë muajin e Ramazit që përkon me fushatën zgjedhore, bëjmë thirrje, kërkojmë nga çdo besimtar të jenë të kthjellët dhe të përkushtuar në devotshmëri për përcjelljen e muajit të Ramazanit ashtu siç i ka hije çdo myslimani.

I drejtohemi klasës politike që të jenë të kujdesshëm, të matur dhe të krijohet një atmosferë sa paqësore aq dhe komunikative brenda kornizave njerëzore e qytetare, në mos nëpërkëmbin e vlerave të Ramazanit.

E drejta e votës, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit tonë përkrah kombeve të qytetëruara, është përgjegjësi sa historike aq edhe qytetare e momentit.

Ne dëshirojmë dhe apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore si dhe besimtarët dhe jo besimtarët të vendosin në 25 qershor që fatet e tyre t’i marrë ajo elitë politike e cila do të marrë votëbesimin nga këta qytetarë.

I bëjmë thirrje agjëruesve që të jenë të kthjellët në muajin e tyre të begatë si dhe të vendosin lirshëm dhe në mënyrë të plotë, me vullnet të lirë, se cilët duhet ta drejtojnë apo jo shtetin dhe kombin tonë në këto momente”.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al