Edi Rama dhe Lulzim Basha takohen sërish. Kësaj radhe mendohet se po diskutojnë emrat e ministrave teknikë të qeverisë së ardhshme. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga të dy, qeveria e re do të ketë 6 ministra teknikë dhe zv.kryeministrin teknik. Po ashtu pritet edhe zëvëndësimi i Denar Bibës nga KQZ. Të gjitha propozimet do të vijnë nga Partia Demokratike. Takimi po zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.