• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rruga e një vrasësi

07/11/2020
Rruga e një vrasësi

Nga Enver Robelli

Të hënën rreth orës 20:00 ekstremisti pseudofetar K.F., shtetas austriak dhe i Maqedonisë së Veriut, me banim në Vjenë, nisi një sulm kundër civilëve në kryeqytetin austriak. Mori udhë te një sinagogë, e cila ishte e mbyllur, dhe vazhdoi drejt sheshit Ruprechtsplatz. Këto ishin viktimat e tij, sipas një rekonstruksioni që ka bërë «Süddeutsche Zeitung».

Viktima e parë: Afër restorantit Salzamt ai vrau një gjermane 24-vjeçare, e cila punonte aty si kameriere dhe sapo e kishte dhënë provimin pranues në Shkollën e Lartë për Arte të Aplikuara.

Viktima e dytë: Pak metra më tutje vrasësi hapi zjarr dhe vrau një 21-vjeçar, shqiptar nga Veleshta, një fshat afër Strugës. Nga ky fshat rrjedh edhe e ëma e vrasësit, shkruan shtypi gjerman.

Viktima e tretë: Vrasësi vazhdoi rrugën drejt Kanalit të Danubit dhe në sheshin Schwedenplatz, para një McDonaldsi, vrau një austriak 39-vjeçar.

Viktima e katërt: Në këndin e rrugës Rabensteig K.F. plagosi aq rëndë një grua, saqë ajo vdiq më vonë në spital. Me atë rast terroristi plagosi edhe një polic, i cili u përpoq ta ndalë.

Të plagosurit: Në disa vende të tjera në qytet K.F. plagosi gjithsejtë 23 njerëz, disa rëndë. Nga alarmi i parë që arriti te policia deri te momenti kur njësitë speciale e vranë vrasësin, nuk kaluan më shumë se 10 minuta. Policia u alarmua në orën 20:00. Tre minuta më vonë policët e parë arritën në vendin e ngjarjes.

Dekorimi i policëve: Të enjten kancelari austriak Sebastian Kurz dekoroi me medalje dy policët që ekzekutuan vrasësin.

Mbyllja e xhamive radikale: Ministri i Brendshëm austriak ka paralajmëruar se në mbarë vendin do të mbyllen xhamitë që dyshohet se janë vatra të radikalëve. Po ashtu do të goditen strukturat islamiste. Janë mbyllur tashmë këto dy xhami të dyshimta në Vjenë: xhamia Melit-Ibrahim (në qarkun vjenez Ottakring) dhe xhamit Tevhid (në Wien-Meidling). Terroristi K.F. thuhet të jetë radikalizuar, mes tjerash, në xhaminë Melit-Ibrahim

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Probleme për Xhakën, përfundon nën hetim në Zvicër

Probleme për Xhakën, përfundon nën hetim në Zvicër

18/09/2026
Kurtulan nuk grumbullohet nga Turqia, FSHF mund të lëvizë

Kurtulan nuk grumbullohet nga Turqia, FSHF mund të lëvizë

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al