• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pacientët me Covid-19 kanë organe të dëmtuara, katër muaj pas infektimit

16/11/2020

Të dhënat e fundit tregojnë se personat që janë infektuar nga Covid-19, tregojnë shenja të dëmtimit të organeve, katër muaj pasi janë infektuar.

Gjetjet janë një hap drejt zgjedhjes së bazave fizike dhe zhvillimit të trajtimeve për disa nga simptomat e çuditshme dhe të gjera të përjetuara nga njerëzit me Covid-19 për një kohë të gjatë. Lodhja, problemet mendore, frymëmarrja e vështirësuar dhe dhimbja e kraharorit janë ndër efektet e raportuara më shpesh.

Studimi i Coverscan një grup studiuesish në universitetin e Oksfordit, synon të vlerësojë ndikimin afatgjatë të Covid-19 në shëndetin e organeve në rreth 500 individë “me rrezik të ulët” ata që janë relativisht të rinj dhe pa ndonjë problem të madh shëndetësor.

Të dhënat paraprake nga 200 pacientët e parë që iu nënshtruan depistimit tregojnë që pothuajse 70% kanë dëmtime në një ose më shumë organe, përfshirë zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe pankreasin, katër muaj pas sëmundjes së tyre fillestare.

“Lajmi i mirë është se dëmtimi është i lehtë, por në 25% të njerëzve prek dy ose më shumë organe,” tha Amitava Banerjee, një kardiolog dhe profesor i shkencës së të dhënave klinike në universitetin “College” Londër.

Në disa, pacientë ekzistonte një korrelacion mes simptomave të njerëzve dhe vendit të dëmtimit të organit. Për shembull, dëmtimet e zemrës ose mushkërive lidheshin me frymëmarrjen, ndërsa dëmtimet e mëlçisë ose pankreasit ishin të shoqëruara me simptoma gastrointestinale.
Sidoqoftë, studimi nuk provon që dëmtimet e organeve janë shkaku i simptomave të vazhdueshme të njerëzve dhe të dhënat nuk janë shqyrtuar ende nga kolegët.

Banerjee gjithashtu paralajmëroi që asnjë nga pacientët nuk u skanua para se të prekej ngaCovid-19, kështu që disa prej tyre mund të kenë pasur dëmtime ekzistuese, edhe pse kjo nuk ka gjasa duke pasur parasysh shëndetin e tyre të mëparshëm dhe rininë relative. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 44 vjeç. Sipas ekspertëve, ata do të vazhdojnë të monitorohen dhe studiuesit po skanojnë gjithashtu njerëz që nuk kanë pasur Covid-19 ose kanë përjetuar infeksione të tjera virale si gripi, për krahasim.

Të dhënat paraprake nga një studim i veçantë i 58 pacientëve të cilët u shtruan në spital me Covid-19, gjetën në mënyrë të ngjashme anomali në mushkëri prej 60%; në veshkat prej 29%; në zemër e 26%; dhe në mëlçitë me 10% , dy deri tre muaj pas infeksionit fillestar, si dhe ndryshimet e indeve në pjesë të trurit.

Ajo për të cilën janë të shqetësuar ekspertët është se njerzit që përjetojnë virusin Covid-19 për një kohë të gjatë, duhet të trajtohen seriozisht.

“Duhet të shikohen me kujdes këta pacientë sepse Covid-19 do t’i lërë me pasoja të mëdha,” tha Danny Altmann, një profesor i imunologjisë në kolegjin “Imperial” Londër.

Gjetjet e reja mund të kenë gjithashtu implikime për menaxhimin e njerëzve me Covid të gjatë, duke treguar nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë midis specialistëve të mjekësisë.

“Duhet një trajtim multidisiplinar për pacientët e prekur nga Covid-19 dhe duhet bërë sa më parë,” tha Banerjee.(The Guardian, Gazeta “Si”)

Related Posts

E pazakontë/ Tentoi të grabiste banesën 3 katëshe, por trupi i ngeci në dritare, humb jetën i riu
Pikante

E pazakontë/ Tentoi të grabiste banesën 3 katëshe, por trupi i ngeci në dritare, humb jetën i riu

13/04/2026
Pas 40 vitesh, zbulohet “sekreti” i “Pallatit 176”
Pikante

Pas 40 vitesh, zbulohet “sekreti” i “Pallatit 176”

07/04/2026
Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)
Pikante

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)

27/03/2026
5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj
Lifestyle

5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj

14/03/2026
Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)
Paparazzi

Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)

09/03/2026
Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Një djall me numrin 9”, Milan i rikthehet pistës Vlahovic

“Një djall me numrin 9”, Milan i rikthehet pistës Vlahovic

16/04/2026
Nëna e Beatrix Ramosajt fiton betejën me kancerin: Sot festoj jetën dhe një fillim të ri

Nëna e Beatrix Ramosajt fiton betejën me kancerin: Sot festoj jetën dhe një fillim të ri

16/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al