• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

5 burgje pa drejtorë! Të shkarkuarit nga ‘teknikët’: S’na lanë të marrim as fotot e fëmijëve

05/06/2017
5 burgje pa drejtorë! Të shkarkuarit nga ‘teknikët’: S’na lanë të marrim as fotot e fëmijëve

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, edhe ai pjesë e paketës së teknikëve të PD, kanë shkarkuar nga detyra 5 drejtorë të burgjeve, pa urdhër me shkrim, por thjesht me një njoftim për mediat.
Burime të Lapsi.al bënë të ditur se të shtunën, drejtorët e shkarkuar kanë qenë në mbledhje rreth orës 13:00 me drejtorin Arjan Hoxha dhe ai nuk u ka komunikuar ndonjë masë apo vendim për t’i larguar nga detyra.

Por sapo kanë dalë nga mbledhja ata kanë marrë vesh nëpërmjet medias se ishin shkarkuar.

Ditën e hënë (sot), duke qenë se nuk kishin asnjë vendim zyrtar me shkrim për shkarkimin nga detyra, drejtorët janë paraqitur në punë, qoftë edhe për t’u njohur me situatën e re me të cilën ishin njoftuar nga mediat, por nuk janë lejuar nga oficeri i rojës.

Burime të Lapsi.al sqaruan se oficeri i rojës u ka komunikuar një urdhër verbal për të mos i lënë të hyjnë brenda.

Në këtë mënyrë, drejtorët nuk kanë pasur mundësi as të bëjnë dorëzimet apo të marrin sendet personale që kanë në zyrë.

“Nuk na lanë të marrim as fotot e fëmijëve që mbajmë në tavolinë”, është shprehur njëri prej tyre pasi është ndaluar nga oficeri i rojës.

Sot në vendet e 5 drejtorëve të shkarkuar janë komanduar disa shefa të Policisë së Burgjeve, pasi Ministri teknik dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve (edhe ai teknik) nuk kanë atribute për të bërë emërime.

Deri tani janë 5 burgje pa drejtorë, çka rrezikon mbarëvajtjen e tyre, për më tepër në fushatë elektorale.

Por ajo që e bën më skandaloze këtë situatë, është mënyra e shkarkimit të drejtorëve nga ministri dhe drejtori i përgjithshëm teknik, pasi për vendimet nuk është ndjekur asnjë procedurë që parashikon ligji për administratën, por ata janë flakur në rrugë thjesht me një urdhër verbal dhe pa marrë asnjë motivacion për largimet.

Administrata e burgjeve nuk është e vetmja që përballet me reprezalje të tilla nga ministrat teknikë. Pas paktit Rama – Basha të tjerë drejtues në sektorë të ndryshëm si arsim e shëndetësi janë pushuar nga puna, por në këto raste vendimet janë shoqëruar me motivacionin se kanë marrë pjesë në fushatë elektorale. /Lapsi

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

22/02/2026
Opozita njofton datën e protestës tjetër

Opozita njofton datën e protestës tjetër

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al