• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha është i frikshëm… por vetëm me listat

11/01/2021
Vrasja e Klodian Rashës nga policia, Basha: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

Nga Ben Andoni

Kjo javë është vendimtare për opozitën, lidhur me përbërjen e listave. Por kreu i opozitës po i vonon e vonon me një dukje të qartë të problematikës së madhe, që ekziston brenda PD-së dhe të Djathtës. Aleatët e vegjël, pesha specifike e të cilëve ka rënë jashtëzakonisht me planin opozitar të Bashës në këto vjet, po mundohen të shpresojnë tashmë me atë që ai do t’i kthejë si shkëmbim i besnikërisë pa fund ndaj planeve të veta. Gjithsesi, në orët e fundit, nga subjekte të ndryshme të opozitës ka pasur një presion, jo të vogël. Mediu, Duka dhe pak të tjerë gati ishin direkt në mëtimet e tyre të orëve të fundit. Pritja e gjatë dhe afrimi i kohës së zgjedhjeve kërkon angazhime totale. Basha me vështirësinë ku gjendet dhe mungesën e staturës së duhur nuk e bën dot të prerë. Më e qetë dhe më e ravijëzuar duket rruga e LSI-së, që do të kandidojë me një listë tjetër, në të cilën priten dhe parti të tjera me afër spektrit të Majtë.

Ajo, që besohet më së shumti, është se opozita e Djathtë do të paraqitet me një listë të përbashkët në qarqet e vogla ndërsa në qarqet e mëdha të ketë dy lista kandidatësh për deputetë. Por taktikat mbase do shtohen në orët në vazhdim. Problem do jenë numrat dhe zhvendosjet, por që gjithsesi me rregullat e reja individi e kalon rankun, nëse mbledh më shumë vota. Në momentin ku jemi flitet për një pragmatizëm të pastër të gjithë opozitës dhe janë jashtë parimeve, njësoj edhe e Majta me PS në krye. Do ishim naivë të besonim të kundërtën, por ky element që është i duhuri për partitë nuk është për zgjedhësit, që u ka ardhur në majë të hundës nga qeverisja arrogante e Ramës dhe nga lodhja me konfuzitetin e e Bashës, nga flirtet me Metën e të gjithëve dhe nga rendja e të gjithëve për të bërë të pastrin.

Elektorati i Djathtë ka kohë që ka mbetur i vetëm nga zgjedhjet e Bashës dhe aleatëve, që mendojnë thjesht për vendet e tyre në lista, ashtu si elektorati i Majtë ka mbetur shpesh me gojën hapur nga akrobacitë e qeverisjes që zgjodhi Rama në tetë vite, jo pak duke e injoruar PS-në.

Problemi tashmë është se qesënditë ndaj Bashës nuk mjaftojnë, pasi është koha që të tregojë sesa i përgatitur është të marrë pushtetin, që në një farë mënyre e ka më afër sesa kurrë. Por, kjo jo prej punës së tij por konsumimit të frikshëm të qeverisë Rama, cinizmit të papranueshëm, që ai përcjell, qoftë edhe kur bën punë të mira, si vaksina orët e fundit. E në të gjithë këtë, i vjen në ndihmë me konfuzionin dhe planin e paqartë lideri i opozitës Basha, që orët e fundit është bërë i frikshëm sepse ka në dorë fatin e liderëve të partive të vogla opozitare, që janë në një det të trazuar politik, me direkët e ideologjive bosh, pa flamurin real i cili do t’i drejtojë. Të gjithë janë me sytë nga Basha, që ndryshe nga karakteri i tij është “i frikshëm”, sepse nga zgjidhja e tij do varen shumë rezultatet e zgjedhjeve, e ardhmja e të Djathtës dhe mbi të gjitha prirja e PD-së në shekullin e XXI./ Javanews.al

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Gara për vendin e 2-të, zhgënjen Boston, New York triumfon ndaj Washington

NBA/ Gara për vendin e 2-të, zhgënjen Boston, New York triumfon ndaj Washington

23/03/2026
Leao humbet Portugalinë, Milan në garë me kohën, objektiv Napoli

Leao humbet Portugalinë, Milan në garë me kohën, objektiv Napoli

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al