E ndërsa mbtetet e hapur gara mes partive se cili subjekt zgjedhor do të dalë forcë e parë në 25 qershor, kryeministri Edi Rama ka hedhur bastin e parë.
Në “Top Story” ai deklaroi se nëse PS nuk fiton zgjedhjet ikën nga politika.
“Nëse PS nuk del forcë e parë unë iki nga politika fare. Pra nëse del Petriti forcë e parë unë iki, kaq e thjeshtë është” tha Kryeministri duke ironizuar kështu edhe pretendimet e LSI.