Sipas Edi Ramës, sulmi i LSI për ligjin e arsimit të lartë bëhet se kjo forcë politike nuk fut dot më të rintjë nëpër auditore universitetesh, që pastaj t’i fusë në parti.
“Duan të rrëzojnë ligjin e arsimit të lartë, se nuk fusin dot duart. Nuk fusin dot nëpër auditorë të rinjtë, që pastaj t’u bëjnë lavazh truri. Cili prind do që fëmija e tij të marrë atë që meriton, që të veshë fanelën e partive më parë? Cili prind do që të marrë diplomë dhe pastaj të futet nëpër parti? E kuptoni çfarë kërcënimi është, që nëse PS nuk e ka timonin e vetme, do jeni nën shantazh që të rrëzohet ligji i arsimit të lartë? Në universitet sot hyjnë ato që e meritojnë.”
Deklarata e Ramës u bë në Xarrë. Ligji i arsimit të lartë është kthyer në mollë sherri mes PS dhe LSI. Kryeministrin e akuzojnë se me këtë ligj furnizoi me studentë universitetet private duke shkaktuar kaos në përzgjedhjen e degëve.