Lulzim Basha është kritikuar në këtë fushatë se ka zëvendësuar simbolet e Partisë Demokratike me ato të Republikës së Re. Logoja e PD ose ka munguar ose ka qenë vështirësisht e dallueshme. Sot në Korçë, në takimin elektoral të radhës, u vu re që në stendat e PD mungonte logoja e Republikës së Re. Nuk është e qartë nëse kjo është një braktisje e Republikës së Re nga Basha apo stafi i PD në Korçë ka dashur të kursejë për të pasur një fushatë sa më pak shpenzime.