• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Babai, bashkëshorti, qytetari model, Lulzim Basha

25/01/2021
Babai, bashkëshorti, qytetari model, Lulzim Basha

Nga Bledi Lumani

Ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha ia ka nisur prej kohësh punës për të krijuar një imazh tjetër për veten e vet.

Duke përdorur gruan e tij, e cila prej disa kohësh ka nisur të postojë foto familjare nëpër rrjetet sociale, Lulzim Basha herë na shfaqet si një qytetar model, që bën pazarin vetë, herë si bashkëshorti ideal, që shoqëron gruan nëpër ekspozita e është prezent në çdo festë e gëzim familjar, e herë tjetëri si babai që çdo fëmijë do të ëndërronte të kishte, që pas një dite të lodhshme pune, kur kthehet në darkë në shtëpi, gjen kohë edhe për të vënë fëmijët në gjumë e për t’iu lexuar edhe ndonjë libër.

I vënë shpesh në qendër të videove tallëse, të sponsorizuara nga zyra e PS-së, si Lul gjumashi, që i del gjumi veç në orën 11, apo që në kulmin e një krize botërore, ai është i vetmi kryetar opozite, që u pasurua duke u bërë me katër vila, njerëzit pranë Lulzim Bashës kanë menduar një tjetër strategji, për të luftuar atë që nuk e zhbëjnë dot, imazhin e një njeriu që e ka mendjen veç për gjumë e vila.

Ata kanë menduar ta shfaqin Bashën në një tjetër dimension, si një politikan më njerëzor, më familjar, duke na hapur dyert e shtëpisë së vet dhe duke na treguar pjesë nga intimiteti familjar, me mesazhin se ashtu siç përkujdeset për familjen e tij, do të bëjë edhe me ne nesër, kur të bëhet kryeministër.

Po ndjek pak a shumë të njëtën rrugë si Edi Rama, para fushatës së zgjedhjeve të tetë viteve më parë. Edhe ai, i akuzuar shphesh nga kundërshtarët e vet si një njeri i degjeneruar, ndryshe nga rivali i vet Berisha, që e shiste veten si një familjar i rregullt, vendosi të martohej para zgjedhjeve me Lindën, për të treguar se do të jetë një kryeministër “normal”. “Qershia mbi tortë” pastaj ishte dhe lindja e djalit, duke e bërë më të plotë portretin e një familje të rregullt dhe të lumtur.

Vetëm se fabula që kanë gjetur njerëzit pranë Lulzim Bashës, është si ato përrallat që ai ia lexonte së bijës. Vërtet mund të të vërë nëë gjumë në darkë, por mëngjesi vjen shpejt, për t’u përballur me realitetin e vërtetë, jo atë të përrallave.

Një realitet që nuk e fsheh dot faktin se ai vërtet mund të jetë babai ideal që kujdeset për fëmijët e vet (dhe duhet thënë që kujdeset goxha mirë, pasi bëjnë një jetë ëndrrash, me vila, shkolla private, pushime jashtë shtetit etj si këto), por është gjithashtu, së paku moralisht, edhe njeriu që ka lënë pa baba të paktën nja tetë fëmijë të tjerë dhe që për të mirat materiale të fëmijëve të vet, në mos ka përgjegjësi, së paku ka heshtur për baballarët e vrarë të këtyre fëmijëve.

Dhe që vërtet ai mund të shfaqet edhe si bashkëshorti model e besnik, por që në fakt vështirë se mund të thuash se është i tillë, po t’iu referohesh thashethemeve (që në fakt nuk janë veç thashetheme), apo si një qytetar që ndihmon të moshuarit e komshinjtë e vet, të cilëve iu bën edhe pazarin, por që në fakt, edhe qytetari me inteligjencën më minimale e kupton që e gjitha është një shfaqje që t’i sjell zorrët tek gryka, për shkak se bëhet thjesht për fushatë dhe nuk ka asgjë në të sinqertë në të.

E vetmja gjë e sinqertë për të, është që tregon përralla. Por ato nuk të bëjnë dot kryeministër!/ TemA

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë duke nisur nga edicioni 2027/2028, KE aprovon vendimin

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë duke nisur nga edicioni 2027/2028, KE aprovon vendimin

23/06/2026
Trajneri i Portugalisë vendos për Ronaldon, publikohen formacionet zyrtare të sfidës së Botërorit

Trajneri i Portugalisë vendos për Ronaldon, publikohen formacionet zyrtare të sfidës së Botërorit

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al