• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Premtimet e “arta” të Monika Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit

26/01/2021
Premtimet e “arta” të Monika Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit

Nga Ylli Pata

Pas premtimit të Lulzim Bashës për rritje të rrogave dhe ndihmës ekonomike, premtimet e LSI-së të lëshuara sot nga Monika Kryemadhi e kanë kthyer debatin publik pikërisht në thelbin e tij.

Opozita duket se ka marrë parasysh që për të fituar consensus, ka menduar të “hapë thesin” më shumë se të sulmojë Edi Ramën dhe të premtojë “ngrirjen e buzëqeshjes pas zgjedhjeve”.

Monika Kryemadhi ka qenë realisht sot protagonistja politike e ditës. Ka dhënë disa nga premtimet më të bujshme që janë bërë ndonjëherë.

Rimbursim për çdo blerje të TVSH-së për qytetarët, 1 mijë dollarë për çdo fëmijë që lind, që kur të rritet i bën 25 mijë dollarë, e heqja e çdo takse për fermerët.

Pas çekut të bardhë të vitit 1992, kjo është paketa më e bujshme në politikën shqiptare përpara zgjedhjeve.

Nëse do të vijojë të thellohet në të ardhmen, natyrisht që ja vlen që të diskutohet dhe natyrisht që ka mjaft material.

Kështu, nëse në Shqipëri lindin afërsisht mbi 30 mijë fëmijë në vit, i bie që Qeveria të shpërndajë për prindërit e rinj 30 milionë dollarë çdo vit, e që për 25 vite këto bëjnë 750 milionë dollarë.

Nuk është ndonjë shifër aq e tmerrshme, duke pasur parasysh që në vite miliona e qindra milionë kanë dalë mangut në librat e shtetit.

Megjithatë, debati do të duhet të ketë një lloj homologimi me PD-në, që ka premtuar miliona e miliona që të japë për njerëzit si premtime elektorale.

Politikisht kjo strategji e opozitës tregon se së fundmi krerët e PD-së dhe LSI-së e kanë kuptuar se nuk mjaftojnë thjesht retorikat anti-Rama për të thithur konsensus, pasi e kanë parë në sondazhe.

I duhen diçka më shumë; premtime më të forta, hapje të thesit, “diellin e hënën” siç janë shirat e milionave që Kryemadhi ka premtuar sot paradite.

Mundet që një qeveri e opozitës të arrijë që të zbatojë këto premtime që ka dhënë, e që ka hapur vetëm kreun e thesit elektoral?!

Kjo natyrisht që kërkon një debat publik të hapur, debat me laps në dorë, me ekspertë e ekonomistë që të zëvendësojnë njëherë e përgjithmonë, ose të paktën këto tre muaj, sharjet e sherret e lodhshme e të pangrënshme në panelet televizive.

Po a do të zgjasin që premtimet apo përmbajtja të mbizotërojë formën në fushatën e 25 prillit? Dyshimet janë të mëdha, por edhe nëse shkon në mendje nuk është keq. E sot, për këtë gjë, LSI e Monika Kryemadhi ka meritën e saj…/ Tema

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Operacioni “fshesa” te pretendentët e Kategorisë së Parë, largohen 4 futbollistë

Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 28-të

23/03/2026
Operacioni “fshesa” te pretendentët e Kategorisë së Parë, largohen 4 futbollistë

Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 28-të

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al